Trazira kaos e perleshje ne Tirane. Dhune ne demostraten e opozites
(UPDATE) Ka shënuar gati 10 të plagosur demostrata opozitare e 21
janarit. E cila degjeneroi në përplasje fizike me policinë , dhe
zjarrvënie. të plagosurit u goditën në tentativën për t’u futun në
godinën e kryeministrisë pasi ishte carë kordoni i policisë. Pas
shpërthimit të dyerve të hekurta të kryministrisë ,janë degjuar të
shtëna në ajër.
• Demostratat, tre të vdekur, 47 të plagosur
• QSUT, në kirurgji 10 të plagosur
• Protestat, reagojnë SHBA, BE dhe OSBE
• Dhuna, jehonë në mediat e huaja
• Sequi: Jo protesta të dhunshme
• Policia, 3500 forca në terren
Konfrontimi nisi që në orën 14:00, kur pas grumbullimit turma u konfrontua me kordonin policor. Fillimisht protestuesit përdorën shkopinj dhe mjete të forta. Për të shkulur më pas pllakat e bulevardit për të goditur forcat e rendit.
Vetëm për pak minuta dhe për pak metra nga Këshilli i Ministrave, policia ka shpërdarë turmën duke përdorur autobote me ujë dhe gaz lotsjellës. Por pa mundur të ndalë sjelljet e dhunshme. si pasojë u dogjën rreth 10 automjette të policisë por dhe civile të parkuara në bulevardin “Deshmoret e Kombit".
Tensionohet situata, 4 efektive policie te plagosur
Pasi ka degjeneruar ne dhune, demostrata ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ka vazhduar me tej. Nga burime konfidenciale prane policise behet me dije se rreth 6 automjete prane Piramides jane shkaterruar ndersa dy prej tyre I eshte vene flaka.Mesohet se mjetet kane qene me targa private ndersa njeri prej tyre I forcave te policise. Gjithashtu mesohet se eshte tentuar disa here dhe bastisja e dyqaneve prane zones. Sakaq nga gjendje e tensionuar jane derguar per ne spitalin ushtarak 4 efektive pasi kane pesuar demtime te renda nga tullat te cilat jane leshuar ne drejtim te tyre.
Dhuna në Bulevard, Presidenti apel për qetësi
Pak orë pas degjenerimit në dhunë të demostratës ka reaguar presidenca. Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.
Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!
E. Gjylmi/ J. Kasapi/ E. Sulejmani Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 janar 2011 )