E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Deshtoi perpjekja e Edi Rames

Kryeministri Sali Berisha në një dalje publike mesditën e së shtunës deklaroi se përgjëgjësi i vetëm për degjenerimin në dhunë të demonstratës është Edi Rama dhe së ai do të përballet më të gjitha pasojat.

"Unë jam sot këtu për ti thënë Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Rucit, Skënder Gjinushit, autorëve të vërtetë të krimit të shëmtuar të djeshëm se akti juaj antikushtetues ka vetëm emrin tuaj dhe për këtë ju do të përballeni me të gjitha pasojat e tij", tha Berisha.

Kryeministri Berisha, ligji do të veproj ndaj atyre që kërkuan të pushtojnë institucionet. "Ju garantoj se cdo shkelje ligji dhe dhunim ligji do të merrni pa asnjë diskutim përgjigjen dhe ndëshkimin më të merituar. Mos harroni se nuk ka forcë në botë sot, që të pushtojë institucionet demokratike të Shqipërisë, anëtare e NATO-s", tha ai.

Kryeministri Sali Berisha lëshoi thirrjen për mbajtjen e një manifestimi paqësor për ti thënë jo dhunës dhe pro paqes. "Të bashkohemi në Tiranë, ditën e mërkurë që vjen, në një manifestim të fuqishëm, paqësor kundër dhunës për paqen, të japim mesazhin që pret bota e qytetëruar nga ne, në mënyrë që efektet e shëmtuara të akteve të djeshme të fshihen sa më shpejt nga memoria", tha Berisha.

Duke ju referuar tre protestuesve që humbën jetën në demonstratë, kryeministri mohoi që të jetë qelluar me armë zjarri nga zyrat e kryëministrisë, duke theksuar se policia ka zbatuar vetëm ligjin.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›