Tunizi, kryeministri jep dorëheqjen
TUNIS - Jep dorëheqjen kryeministri i Tunizisë Mohamed Ganushi. Dorëheqja e kryeministrit vjen vetëm një ditë pasi tre persona humbën jetën në përleshjet mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë në kryeqytetin Tunis.
Ganushi, i cili drejton vendin që pas ikjes së presidentit Ben Ali, e deklaroi dorëheqjen në televizion duke theksuar se nuk është duke iu shmangur përgjegjësive, por po i hap rrugën caktimit të një kryeministri të ri.
‘Unë nuk jam njeriu që të marr vendime që mund të shkaktojnë viktima’:- tha ai duke iu referuar ngjarjeve të ditës së shtunë.
Qeveria e përkohshme që Ganushi kryesonte u krijua pas largimit të presidentit Ben Ali si shkak i protestave dhe pritej të drejtonte vendin deri në zgjedhjet e ardhshme këtë verë.
(e.m/news24/BalkanWeb)