E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet kerkesa urgjente e Enver Hoxhes ndaj Hasan Dostit ne 44-n kur po arratisej nga Shqiperia

Per here te pare kerkesa me misterioze e shtabit partizan ndaj krereve te Ballit Kombetar per te mos u arratisur nga Shqiperia. Cilat ishin pretendimet e Ali Kelcyres dhe Hasan Dostit dhe pse ata nuk i besuan grackes komuniste

Hyrje

Forcat antikomuniste te cilat gjate Luftes Nacionalclirimtare ishin rreshtuar ne strukturat ushtarake perballe atyre te Frontit para se te braktisnin Shqiperine ne nentorin e lsquo44-s kane bere nje takim ne delegacionin partizan te derguar nga Enver Hoxha. Ngjarjen befasuese te papermendur asnjehere deri sot e deshmon per publikun vete Ahmet Nivica i cili ka qene deshmitar okular i atij takimi si anetar i delegacionit te krijuar nga forcat antikomuniste qe mori pjese ne ate takim. Konkretisht ne intervisten e sotme te ketij cikli qe eksponenti historik i Partise se Ballit Kombetar ka dhene pak kohe para vdekjes per opinionin e gjere dhe qe ne e botojme te plote ne Standard tregon me imtesi per situaten e krijuar ne qytetin verior te Shkodres kur aty ne momentet qe qeveria komuniste po hynte ne Tirane si triumfatore po perqendroheshin te gjitha forcat antikomuniste te etiketuara nga Partia Komuniste si reaksionare dhe gjakatare. Qellimi i tyre per ti shpetuar ekzekutimit te forcave te kuqe ishte qe te braktisnin atdheun dhe te prisnin ne emigrim me shpresen qe te rrezohej komunizmi i Enver Hoxhes. Por per cudine e faktit dhe te te gjitheve pikerisht ne diten e fundit qe kreret balliste do te kalonin kufirin shqiptar ne Shkoder mberrin nje delegacion partizan i derguar nga Enver Hoxha. Ne takimin qe ata paten me kreret e Ballit u shtruan kerkesen qe te mos e braktisnin atdheun se nuk do tu ndodhte gje. Hakmarrja komuniste do te ishte vetem per ata qe kishin lyer duart me gjak. Por vete 21-vjecari Nivica i cili e ka treguar personalisht ate ngjarje paralajmeroi Hasan Dostin dhe krere te tjere balliste se behej fjale per nje gracke te mirefillte. Pas kesaj kreret antikomuniste u ndane nga perfaqesuesit e shtabit te Hoxhes per tu larguar perfundimisht nga atdheu i tyre. Per hollesite e metejshme te asaj ngjarjeje qe cuditerisht nuk eshte permendur asnjehere ne literaturen historike te periudhes komuniste mesohet pikerisht ne intervisten e meposhtmet te tij per Standard.

Ne vazhdim zoti Nivica tregon edhe per momentet e kalimit te kufirit shteteror te atdheut te tyre te te gjithe elementeve te etiketuar nga fitimtaret si reaksionaret e rrezikshem te popullit.

Zoti Nivica folet nga numri i kaluar ne vecanti se ndersa ishit grumbulluar ne Shkoder ju vjen nje ftese se ishte nisur nga shtabi i Enver Hoxhes nje ekip i posacem per tju takuar dhe per te bere nje marreveshje. Ne te vertete u takuat me ta

Ne te vertete ndodhi sic tha Hasan Dosti. Ne oren e caktuar te dites se neserme kur morem kete ftese kemi shkuar ne bazen qe na ishte treguar Hasan Dosti Ali Nivica Neshet Kolonja dhe une. Baza ku u takuam ishte nje shtepi e vecuar ne periferi te Shkodres. Atje gjetem tre persona te veshur me uniforme partizani dhe qe qendronin shume rende. Pasi beme takimin formal dhe u ulem per te pire kafe paraprakisht shkembyem disa biseda te pergjithshme pa shume interes. Pas kesaj disi me terma zyrtare e mori fjalen njeri prej tyre i cili me sa kuptohej duhej te ishte jo vetem me i rendesishmi i delegacionit te tyre por duhej te ishte me rendesi te vecante ne udheheqjen komuniste pasi fliste me shume kompetence se prisnin partizanet e ardhur nga Tirana.

Pse nuk jua treguan emrat

Nuk treguan asgje se ne raste te tilla nuk thuheshin emrat pavaresisht se ata e njihnin Ali Nivicen apo Hasan Dostin. Fjalen e mori njeri prej tyre i cili tha Ne jemi derguar ketu me porosi te vecante te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise dhe te Keshillit te Pergjithshem Nacionalclirimtar per tju thene dhe kerkuar qe nga qeveria e re komuniste nuk do te kete sanksione per njerezit qe nuk kane lyer duart me gjak keshtu qe skeni arsye qe te ikni dhe te braktisni atdheun tuaj. Ju keni te drejte te jetoni ne atdheun tuaj dhe te mos merrni rruget e emigrimit neper bote. Pavaresisht se na cilin krah jeni rreshtuar ne lufte eshte e rendesishme per ata qe nuk kane bere vrasje dhe masakra qe te mos tremben se nuk ka per tu ndodhur asgje. Ne kete moment pashe qe Hasan Dosti u step. Kjo per arsye se ai po reflektonte mbi faktin se nuk akuzohej personalisht per asnje vrasje keshtu qe kerkesa qe iu be nga partizanet e beri te mendohej. Une nderhyra menjehere. Doja tju thosha nje gje - i thashe partizanit qe fliste. - Kam nje shok qe quhet Ahmet Nivica. Cfare mund te behet me te po te qendroje ne Shqiperi Ai mu pergjigj serbes-serbes Ahmet Nivica do te vihet ne litar se nuk mund te kete falje per ate njeri. Ne kete moment nuk durova por nxora menjehere pistoleten dhe ia drejtova ne balle duke i thene Une jam Ahmet Nivica dhe ti hedh trute ne ere qe ketu sesa te lejoj te mi hidhni ju. Ai per momentin u step por nderhyri Ali Kelcyra i cili tha se bisedimet nuk kishin asgje te perbashket me humbjen e qetesise. Ne kete moment qe partizani u bind se Ahmet Nivica isha pikerisht une me tha Megjithate zoti Ahmet ne jemi njohur bashke dikur madje edhe jemi shoqeruar shume por sot paskan ndryshuar gjerat. Ku jemi njohur - i thashe Kemi qene ne konvikt bashke por une emrin nuk mund te ta them se nuk ma lejon disiplina e partise per vete detyrat qe kryej.

E vazhduat me tej biseden pas ketij perfundimi

Kaq ishte prezantimi individual me njerin nga pjesetaret e komunisteve pastaj iu ktheva shokeve te mi te delegacionit per ta cuar deri ne fund mendimin tim se e refuzoja kategorikisht kerkesen e komunisteve Zoti Hasan do tju them nje gje. Pavaresisht se keni kryer krime apo jo kur te vije momenti qe te gjykohen gjerat e Ballit Kombetar do ti faturohen lloj-lloj krimesh dhe masakrash ashtu sic i jane faturuar nga komunistet edhe gjate ketyre viteve te luftes. Kush do te akuzohet per to Detyrimisht drejtuesit e partise. Pra te gjithe kuadrot e partise sone priten te futen ne gracken e ketyre njerezve qe pastaj ti ekzekutojne. Ne kete moment Hasan Dosti i cili u bind menjehere nga ato qe thashe une pa oren dhe tha Koha e takimit mbaroi dhe ne duhet te kthehemi. Kjo do te thoshte se ne iknim pa iu kthyer atyre asnje pergjigje qe do te thoshte se nuk kishim arritur asgje nga ai takim. Pas kesaj historie do te na duhej te largoheshim urgjentisht nga Shqiperia. Megjithate une nuk e kisha kuptuar akoma se aleatet nuk do te na ktheheshin me. Megjithate ata do te ndihmonin te conin ne emigrim kreret e formacioneve politike dhe njerezit me te rrezikuar nga komunistet mes te cileve isha edhe une. Te gjitha forcat e tjera antikomuniste do te qendronin ne Shkoder pasi nuk do ti merrnin dot. Ketu fillon nje enciklopedi e re per ate qe do te na ndodhte derisa te dilnim nga Shkodra dhe te perfundonim ne emigrim. Madje qe te nesermen e takimit do te thirresha nga Ali Kelcyra dhe do te me komunikohej urdhri per te dale ne Jugosllavi pasi qe andej do te na merrte anija angleze per te na cuar ne Bari. Situatat ishin te tmerrshme partizanet po i afroheshin Shkodres te cilen do ta sulmonin me te gjitha llojet e armeve dhe mjeteve.

Zoti Nivica le te kalojme te momentet kur ju donit te linit perfundimisht atdheun tuaj duke u larguar ne emigrim politik. Kur u niset per udhetimin e gjate

Po eshte e vertete atehere une shkova ne emigrim ne Itali fillimisht dhe pastaj ne France ku kam qene me shume shoke si Sadik Premten etj. Prej andej do te kthehesha vetem ne vitin 1958 pas nje amnistie te shpallur nga qeveria komuniste. Konkretisht per rruge jam nisur menjehere pasi mbaruam takimin me partizanet. Ali Nivica therret urgjentisht Neshet Kolonjen dhe i thote se me kerkonte. Kur shkova me tha Ahmet komanda kryesore e Ballit Kombetar dhe personat me te rrezikuar nga komunistet duhet te pergatiten menjehere se do te dalim jashte nga Shqiperia. Udhetimin do ta bejme nga Mali i Zi dhe aty do te na marrin dy anije te aleateve angleze te cilat do te na cojne ne Itali. Ata nuk kane mundesi te marrin me shume keshtu qe menduam qe te largohen te pakten njerezit qe jane me ne rrezik. Une pas kesaj qe degjova me ate idealizmin rinor qe me karakterizonte menjehere nderhyra duke u thene se nuk mund te levizja pa shoket. Pse do te ikim vetem ne - u thashe. - Ku do ti leme shoket te cilet rrine ne qiell te hapur duke pritur urdhra dhe se cfare do te behet me ta. Me pas kam kuptuar se gjithcka ishte e kurdisur nga spiunazhi rus qe te vriteshin te gjithe shoket qe do te mbeteshin aty.

Pse e konsideroni gracke te spiunazhit rus

Sepse aleatet vendosen te merrnin vetem nje pjese nga forcat tona antikomuniste kur ne Shkoder ne ishim qindra e qindra per te mos thene me mijera. Te gjithe ata njerez te cileve u ishte thene se lufta ishte fituar nga koalicioni komunist kishin kthyer syte nga aleatet per ti shpetuar hakmarrjes se eger qe i priste. Ne nje kohe qe u mundesua levizja per tu larguar vetem nje pjese te tjereve u thane qe te rrinin vetem dy apo tri jave ne male se pas kesaj aleatet do te zbarkonin dhe gjendja politike do te ndryshonte menjehere. Por nje gje e tille nuk ndodhi. Kjo behej qe ato forca qe do te mbeteshin te sulmoheshin nga komunistet ne momentin qe ata do te hynin ne Shkoder dhe te asgjesoheshin te gjithe. Megjithate ne momentin qe me thane shoket se duhej te nisesha per faktin se rrezikohesha me shume se te tjeret pas pretendimeve te para rashe dakord per tu larguar me shoket qe me tha Aliu. Pas ketij vendimi u organizuam dhe u pergatitem per tu nisur drejt Malit te Zi prej nga do te ndalonim ne Tivar. Aty do te na merrnin anijet qe prisnim dhe do te na conin ne Itali.

Me se u niset

Ishin rreshtuar 5-6 makina ushtarake me karroceri te mbetura nga italianet. Nuk ishim me shume se 300 vete. Une kisha veshur nje pale rroba oficeri anglez dhe ne koke mbaja qeleshen me shqiponje. Vec pistoletes si armatim mora dhe nje mitraloz Breda dhe hipa ne makinen e pare. Dola ne krye te saj dhe u mbeshteta te sponti qe vinte pas kabines mbi te cilen ngreha mitralozin. Pas kesaj makinat u nisen per ne drejtim te Malit te Zi. Me ato makina ecem deri ne kufi sepse me tej nuk na lane ti kalonim. Ne piken e kufirit na ndaloi postblloku i xhandarmerise. Do te na duhej te prisnim me shume se tri ore qe te na lejohej rruga. Qe andej deri ne Tivar do te ecnim me kembe. Nuk ishte shume larg vetem 4-5 kilometra pra na duhej vetem nje ore. Aty pati dhe nje perplasje mes shokesh. Kur dolem nga kufiri disa prej tyre me thane qe te hiqja qeleshen ne menyre qe vendasit te mos na njihnin pasi edhe andej ishin forcat partizane vendase dhe mund te na sulmonin. Por une u thashe se nuk e hiqja shqiponjen nga balli sikur te copetoheshim te gjithe. Ne per ate shqiponje po sakrifikonim jeten.

Ecet ne grup apo te organizuar

Ecem me pararoje. Une me Hasan Lepenicen i cili ishte rreth 50 vjec por shume trim ishim pararoja.

Pas kesaj ne largesi rreth cerek ore me pas do te niseshin shoket. Nese ata do te degjonin te shtena nuk do te vazhdonin te afroheshin. Kjo do te thoshte se ne kishim rene ne perpjekje me partizanet e atjeshem. Gjithsesi arritem pa shume probleme deri ne mol ku do te prisnim anijet. Aty u sistemuan ne disa magazina te cilat i kishin ndertuar italianet per te mbajtur kuajt qe perdornin ne lufte.

Zoti Nivica si vijoi veprimtaria tuaj kur perfunduat emigrant politik ne France

Kur shkuam ne mergim nuk e reshtem luften tone kunder komunizmit te eger qe po instalohej me fuqishem ne vendin tone. Gjithcka e benim ne emer te idealit te madh qe na kishte pushtuar qenien sepse e kishim shume te qarte se komunizmi ne Shqiperi do ta rrenonte atdheun dhe popullin.

Konkretisht ku e konkretizuat ate lufte

Menjehere pasi u vendosem jashte atdheut ne riorganizuam serish Partine e Ballit Kombetar deget e te cilit i ngritem ne te gjitha shtetet ku kishte koloni shqiptaresh.

Dhe cfare rezultati sillnin keto perpjekje

Keto perpjekje nuk perfundonin ne kete pike por ishin te gjithanshme. Ne duke krijuar Partine e Ballit Kombetar dhe duke pasur njerezit ne dispozicion ishim ne gjendje ti mbanim ata ne aktivitet. Keshtu une mund te them se te gjitha grupet e diversanteve qe vinin ne Shqiperi ishin kontingjent i organizimeve tona ne mergim. Une e di se gjithnje Enver Hoxha kur prezantonte shtetin qe ndertonte me politiken e tij per ta paraqitur ne syte e popullit sa me te fuqishem dhe sa me te konsoliduar deklaronte nate e dite qe kufijte ishin te paprekshem. Por ata ne i preknim sa here te donim. Shoket tane hynin e dilnin sa here te donin dhe strehoheshin me se miri ne bazat e miqve tane ne te gjithe territorin.

Por shoket tuaj shume here binin ne duar te Sigurimit komunist dhe per kete gje eshte ne dijeni i gjithe opinioni.

Eumlshte e vertete qe mund te binte njeri apo tjetri ne duar te Sigurimit madje ne duart e tij mund te binte edhe nje grup shokesh pasi lufte ishte pavaresisht se ishte lufte e ftohte. Nje situate e tille ishte normale megjithese ato fitore shume te vogla trumbetoheshin si fitore te paimagjinueshme madje nxitohej te klasifikohej Sigurimi komunist si me i mire ne bote. Por une do tju beja nje pyetje per te kuptuar me mire domethenien e pergjigjes sime. A e ka deklaruar Enver Hoxha dhe Sigurimi se sa nga ata njerez qe ai i quante banda dhe diversante kane ardhur ne Shqiperi dhe kane ndenjur jo me dite dhe me ore por me jave te tera dhe kane ikur pa u hyre gjemb ne kembe Ja po ta them une edhe pergjigjen se ne qofte se kapej nje nga shoket tane duhet te dish se ishin te shumte edhe ata qe nuk kapeshin.

Duhet ta besojme kete qe thoni ju

Une nuk ju detyroj por po ju sjell fakte per te besuar kete qe thashe. Pra po ju them edhe nje here se ne kishim njerez qe hynin dhe dilnin ne Shqiperi sa here iu donte qejfi. Per kete po ju sjell nje fakt te tille. Ne kohen e atehershme eshte krijuar nje pasiguri absolute saqe thuhej se armiku vepron kudo dhe ne cdo gje. Kjo fjale ta dini se nuk thuhej kot pasi ketu ka nje te vertete te madhe dhe te padiskutueshme dhe une jam krenar te te them se armik i komunisteve isha edhe une.

Profecia e Nivices

Ne takimin qe perfaqesuesit e Ballit Kombetar bene para se te largoheshin perfundimisht nga Shqiperia me perfaqesuesit e Enver Hoxhes per disa caste ata filluan te besonin ate qe po u servirej. Kerkesa ishte qe ata qe nuk kishin lyer duart me gjak te qendronin ne Shqiperi. Ahmet Nivica pas momenteve te reflektimit te shefave te vet nderhyri menjehere dhe shpalosi dyshimet e tij per gracken qe po u pergatitej. Pas kesaj ne ate takim te bere ne fundin e nentorit te vitit 1944 nepermjet forcave ekstremiste te te dy kraheve nuk u arrit ne asnje marreveshje. Menjehere pas saj kreret e Ballit ashtu si dhe te gjithe antikomunistet per ti shpetuar hakmarrjes se kuqe u larguan ne emigrim. Nuk vonoi shume kur drejtpersedrejti radio Tirana transmetonte te plota gjyqet e njerezve kundershtare te regjimit komunist. Denimi me i vogel per ta ishte vdekja nderkohe qe numri i viktimave nuk kishte kufij. Gjate kesaj kohe Hasan Dosti pershendet Ahmet Nivicen per parashikimin e sakte qe kishte dhene gjate marreveshjes me partizanet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›