Tunizi vdes fotografi francez

Një fotograf francez ka gjetur vdekjen pasi të premten ishte plagosur në kokë nga një bombë lotsjellëse në Tuniz.
Lajmin e ndarjes nga jeta të Lucas Mebrouk Dolega e ka dhënë një burim i konsullatës franceze në Tunizi.
Fotografi pas operacionit ishte vendosur në komë artificiale, por këtë mëngjes humbi betejën e tij me vdekjen.