E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja në këmbë, Vlora me veturë

Vlora Çitaku është më e re në moshë se Atifete Jahjaga por e demonstron të kundërtën. Ministrja e Integrimeve është e dhënë pas veturës zyrtare, madje edhe në 100 m distancë ajo e shfrytëzon atë. Përderisa Presidentja Atifete Jahjaga e bën të kundërtën. Adhuruese e përshkrimit në këmbë të këtyre distancave të shkurtra.

Indeksonline ka filmuar rrugëtimin e Çitaku dhe Jahjagës nga zyrat e tyre drejt ish hotel Iliria ku po mbahet konferenca ndërkombëtare "Germia Hill". Çitaku siç duket edhe në video, distancën prej 100 metra nga qeveri tek hoteli e përshkruan me makinën zyrtare.

Ndërsa Presidentja në këmbë e shoqëruar nga stafi i saj i drejtohet konferencës. Mund të jetë punë dembelizmi, adhurimi të makinave me 00:01 apo vetëm rastësi!(indeksonline)

Video e improvizuar me foto ku shihet udhëtimi i Vlora Çitakut me veturë

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›