Tërmeti, frikë për deri në 1 000 të vdekur në Turqi

Tërmeti rrafshoi dhjetëra ndërtesa, shkëputi linjat telefonike dhe ato të energjisë elektrike në rajonin e Vanit, raporton e përditshmja më e madhe turke “Zaman”, e cila citon zyrtarët dhe dëshmitarët okularë.
Sipas qendrës sizmiologjike me bazë në Stamboll “Kandilli”, epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Tabanli në provincën lindore të Van-it, në kufi me Iranin. Tërmeti u ndje po ashtu edhe në provincat e Bitlis-it, Mush-it, Batman-it, Dijabakër-it dhe Hakarit.
Televizioni shtetëror turk, “TRT” raportoi se deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur dhe 150 të plagosur në qytetin Erxhish, si dhe 25 të vdekur në qendrën e provincës, Van. Drejtori i qendrës sizmilologjike, Profesor Mustafa Erdik, tha se tërmeti ka shkaktuar dëmet më serioze në Van e Erxhish dhe theksoi se numri i viktimave mund të shkojë deri në 1 000 të vdekur.
Zëvendëskryeministri turk, Beşir Atalay, tha se 10 godina janë rrafshuar plotësisht në Van dhe 25 të tjera në Erxhish. Po ashtu ai tha se dëme të shumta mund të ketë edhe nëpër fshatra. Kryeministri i vendit, Rexhep Tajip Erdoan, ministrat e qeverisë së tij dhe kryetari i opozitës turke, janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Turqia bën pjesë në zonat me aktivitet të lartë sizmiologjik. Dy termete të fuqishme të rëna në vitin 1999 vranë më shumë se 20 000 persona në veri-perëndim të Turqisë. Tërmeti i fundit i madh i rënë në Van është ai i vitit 1976, i cili vrau më shumë se 5000 persona./Start/F. P/
2011-10-23 20:26