Libia shpallet “e lirë” pas sundimit 42-vjeçar të Gadafit

Libia e shpalli veten të çliruar pas udhëheqjes 42-vjecare të Muamar Gadafit, e cila përfundoi me kapjen dhe vrasjen e tij para pak ditësh. Libia futet kështu në rrugën e tranzicionit drejt demokracisë.
“Ne deklarojmë para të gjithë botës se kemi çliruar vendin tonë të dashur, qytetet, fshatërat, kodrinat, mallet dhe qiellin”, tha një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i cili hapi ceremoninë festive në qytetin e Bengazit. Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në “Sheshin e Lirisë” për të dëgjuar fjalimin e liderit të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdul Xhalil.
Abdul Xhalil falenderoi Zotin për fitoren e arritur, kërkoi falje dhe pajtim kombëtar teksa nuk harroi të lutej edhe për viktimat e këtij konflikti. Xhalil u uroi fitore të shpejtë edhe revolucioneve në Siri dhe Jemen. Kapja dhe vdekja e Gadafit si dhe marrja e kontrollit të Sirtes me mbështetjen ajrore të NATO-s bënë që KKT-ja të mendonte për shpalljen e çlirimit, ashtu sic kishte premtuar më parë.
Në Misrata, rradhë të gjata njerzish presin në radhë për të parë Gadafin, ndërkohë që nuk shohin arsye për varrimin e tij të shpejtë pasi nuk e shohin si “mysliman”. Së bashku me trupin e Gadafit qëndron edhe trupi i djalit të tij, Mutasimit.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit është vënë nën presion ndërkombëtar për të hetuar vdekjen e ish-liderit. Një autopsi e kryer pas vdekjes së tij të dielën, provoi se Gadafi ka vdekur pasi ishte qëlluar me plumb në kokë, thotë BBC duke cituar burimet mjekësore. Mijëra persona janë vrarë dhe plagosur që prej fillimit të trazirave për rrëzimin e tij nga pushteti në muajin shkurt. Ai dhe qeveria e tij u dëbuan nga Tripoli në muajin gusht.
/Start/F. P/
2011-10-23 17:45