Gul: Turqia ka potencial

Ai theksoi vendi i tij vazhdon të dëshirojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht krizës së Eurozonës.
Gul, i cili filloi një vizitë treditore në Britaninë e Madhe, deklaroi përpara nisjes se anëtarësimi i vendit të tij do të ishte mbi të gjitha i dobishëm për vetë Bashkimin Evropian, për shkak të "qëndrueshmërisë dhe dinamizmit të ekonomisë turke".
Londra zyrtare e ka mbështetur kandidaturën turke dhe ka qenë një prej nismëtareve të hapjes së bisedimeve në vitin 2005.
Nëse do të anëtarësohet, Turqia do të jetë vendi i parë i Unionit me popullatë shumicë myslimane.
Megjithatë, përpara se një hap i tillë të ndërmerret, mbetet për t’u zgjidhur problemi shumë delikat i Qipros së veriut, ku autoritetet turke kanë instaluar një shtet të njohur vetëm prej tyre, pas një lufte të shkurtër në vitin 1974.
Në kushtet aktuale, duket pothuajse e pamundur që Qiproja, një vend anëtar i BE-së, të japë aprovimin e tij për anëtarësimin e Turqisë.