E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic në Kroaci, takon për herë të parë Josipovic

ZAGREB- Presidenti serb Boris Tadic ka mbërritur në Kroaci për të takuar presidentin e ri kroat, Ivo Josipovic.Ky është takimi i parë mes dy liderëve që pas zgjedhjes së Josipovic në detyrë.

Tadic refuzoi pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të Josipovic në 18 shkurt për hir të pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, si lider i një shteti të pavarur. Dy presidentët do të diskutojnë përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe serbo-kroate,- thuhej në një deklaratë të presidencës serbe.

Në fakt dy vendet kanë secila padi të ngritur në Hagë ndaj njëra tjetrës lidhur me luftrat që pasuan shkëputjen e Kroacisë nga ish- Jugosllavia në vitet 1991-1995. Takimi Tadic - Josipovic organizohet në një qytet bregdetar, Opatija.

Pritet që bisedimet të jenë miqësore pavarësisht bojkotimit të fundit të Serbisë në samitin e BE-Ballkan të organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia. Edhe në këtë Samit Tadic nuk mori pjesë për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës si shtet i pavarur. Takimi Tadic- Josipovic është jo zyrtar dhe synon ti hapë rrugën takimeve të tjera bilaterale mes dy vendeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›