E Diel, 1 Nëntor 2026

Më shumë pika kufitare

Prishtina zyrtare ka kërkuar hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Maqedoninë, edhe atë dy pikat kufitare, në pjesën kufitare Debëllde – Tanushë si dhe Stançiç-Bellanoc, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

Kjo kërkesë i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë nga ana e ushtruesit të detyrës së ambasadorit të sapoemëruar të Kosovës, Skënder Durmishi.

Me propozimin për hapjen e pikave të reja të kalimeve kufitare është informuar edhe Qeveria, e cila e ka të njohur problemin e pikave kufitare me Kosovën, mirëpo që deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë nismë konkrete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›