E Diel, 1 Nëntor 2026

Turdiu: "Vizat, detyrimet brenda qershorit"

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar qe brenda muajit qershor, te permbushe tre nenceshtjet e lena ne ngarkim nga Komisioni Evropian ne kuader te liberalizimit te vizave. Deklarata u be nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu, gjate nje konference per shtyp, teksa vleresoi propozimin e Brukselit per heqjen e vizave per shqiptaret ne hapesiren Shengen. Sipas tij, autoritet shqiptare do te punojne ne lidhje me hartimin e nje strategjie per riintegrimin e te riatdhesuarve, vazhdimin e permiresimit strukturor te kapaciteteve ne luften kunder krimit dhe korrupsionit si dhe zbatimin e ligjit per konfiskimin e aseteve kriminale. Ai shpjegoi gjithashtu dhe hapat qe do te ndiqen deri ne finalizimin e ketij procesi, qe sikunder tha do te perfundoje brenda ketij viti. "Garantoj se autoritet do te punojne maksimalisht ne plotesimin e tre nenceshtjeve te tjera te udherrefyesit dhe permbushja e tyre do te behet brenda muajit qershor. Me pas, ne korrik pritet te vije nje grup ekspertesh per te verifikuar punen tone dhe besojme qe Parlamenti Evropian do ta permbylle propozimin ne vjeshte. Me pas i takon Keshillit te Ministrave qe te miratoje brenda vjeshtes propozimin e KE-se dhe 20 dite pasi hyn ne fletoren zyrtare", ka qene deklarata e sekretarit te pergjithshem te MPJ, Turdiu. Gjate konferences per shtyp, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme, deklaroi se autoritet shqiptare kane permbushur me sukses, kater blloqet e udherrefyesit, ate per sigurine e dokumenteve te identitetit, kartat dhe pasaportave, kontrollin e kufijve, garantimin e rendit publik dhe sigurise, si dhe ceshtje qe kane te bejne me marredheniet me jashte dhe levizjen e lire te personave. Sipas Turdiut, finalizimi i ketij procesi ka vene ne levizje Ministrine e Jashtme, ne bashkepunim me mediat, ne ndermarrjen e nje fushate informimi per qytetaret, lidhur me rregullat dhe kushtet qe secili prej nesh do te kete pas perfitimit te levizjes se lire ne vendet e bllokut. "Nderkohe qe po i afrohemi perfundimit te procesit, Ministria e Puneve te Jashtme ka filluar nje fushate informimi per qytetaret shqiptare per te qartesuar se cfare do te thote liberalizimi i vizave. Kjo behet ne menyre qe te gjithe te dine jo vetem te drejtat qe do te perfitojne, por edhe pergjegjesite qe kane", ka qene deklarata e Turdiut per mediat. Nderkohe qe nuk ka munguar qe te falenderoje dhe te gjitha mediat per interesin qe keni treguar per kete proces kaq te ndjeshem, i cili eshte direkt i lidhur me qytetaret shqiptare dhe qe ndikon drejtperdrejt ne cilesine e jetes se tyre. S.P

Pasqyra permbledhese te arritjeve per 4 blloqet
Blloku i pare, Siguria e dokumenteve: Eshte mundesuar pisja e qytetareve shqiptare me karta identiteti dhe pasaporta biometrike te teknologjise me te larte bashkekohore. Keto dokumente, te pergatitura dhe leshuara ne kushtet e sigurise me te larte, mundesojne identifikimin e shpejte dhe te sakte te mbajtesit te tyre nga cdo autoritet, duke shpejtuar dhe lehtesuar procedurat e kalimit te kufijve te huaj nga shtetasit tane.
Blloku i dyte, Kontrolli i kufijve dhe ceshtjet e migracionit: Eshte permiresuar ne menyre rrenjesore kontrolli i kufirit shteteror, si atij tokesor, ashtu dhe detar. Kjo do te thote se, nepermjet permiresimeve ligjore e kuadrit te pergjithshem rregullator, nepermjet koordinimit me te mire te punes midis gjithe institucioneve dhe agjencive qe bashkepunojne ne garantimin e sigurise se kufijve te Republikes se Shqiperise, fale edhe investimeve dhe instalimit te teknologjive me bashkekohore te kontrollit, jane arritur dy qellimet baze:
1. Per gjithe Pikat e Kalimit Kufitar, eshte lehtesuar dhe pershpejtuar procedura e identifikimit, shenimit ne bazen qendrore te te dhenave, dhe lejimit te kalimit te kufirit per te gjithe shtetasit, shqiptare apo te huaj, qe plotesojne kushtet per kalim te ligjshem.
2. Jane ngushtuar pa mase hapesirat e kalimit te paligjshem neper PKK, neper kufirin e gjelber apo ate blu. Me fjale me te thjeshta: kaluesit e ligjshem e kane me te lehte kalimin e kufirit, ndersa kaluesit e paligjshem e kane shume me te veshtire.
Blloku i trete, Rendi Publik dhe Siguria: Plotesimi tashme i te gjitha kritereve te udherrefyesit garanton qe vendi yne, duke i sherbyer se pari sigurise se brendshme, nepermjet bashkepunimit ligjor, institucional dhe operacional me partneret e Bashkimit Evropian, eshte ne gjendje te marre mbi vete pergjegjesi per te kontribuar edhe per sigurine e vendeve te tjera.
Blloku i katert: Vendi yne i ka plotesuar me se miri kushtet baze qe lidhen me ceshtje te marredhenieve me jashte dhe me levizjen e lire te personave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›