E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jemi gati per kompromis te arsyeshem Rozeta Rapushi

Ndryshe nga deklaratat ultimative, dje kreu i PS, zbuti tonet kur u shpreh se opozita eshte gati per nje kompromis te arsyeshem, qe i hap rrugen transparences dhe garanton mbarevajtjen e punes se Kuvendit. "E kemi thene dhe e perseritem edhe sot, se per ne ka nje kompromis te arsyeshem qe i hap rrugen transparences dhe garanton mbarevajtjen e punes se parlamentit", tha kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Ne mbledhjen e Komitetit te Internacionales Socialiste per Evropen Juglindore, kreu i opozites, theksoi se eshte e nevojshme qe te krijohen te gjitha kushtet qe te shkohet perpara me reformat per te cilat ka nevoje vendi. Reforma qe sipas tij nuk mund te realizohen pa procesin e transparences dhe pa kete proces, jane thjesht nje teater qe nuk i duhet askujt. "Vendi yne perballet me nje krize aspak te thjeshte politike, e cila i ka rrenjet ne zgjedhjet e shkuara, por me ane tjeter, eshte vetem maja e ajsbergut te nje krize qe ka prekur funksionet e demokracise, ka politizuar e paralizuar drejtesine, ka hyre ne ekonomine e te dhenave e te shifrave te genjeshterta. Por, s'mund t'ua fsheh se ne nderkohe ndjehemi tejet te shqetesuar per ate cka mbahet mbyllur ne erresiren e mungeses se informacionit nga qeveria shqiptare lidhur me gjendjen reale te ekonomise se vendit tone. E cila ka dhene shenja te qarta, alarmante, renieje, nderkohe qe shqiptareve u thuhet e kunderta dhe u fshihet kokefortesish e verteta", tha Rama. Sipas tij, kutite e votimit, duhet te hapen, jo per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve qe iken, po per te mos lejuar qe korrupsioni te vendose edhe fatin e zgjedhjeve qe vijne duke mbushur kutite e votimit ne favor te pushtetit, me fletet e lena bosh nga abstenuesit dhe emigrantet, apo duke i numeruar votat keq e shume keq ne nje te treten e qendrave te numerimit sic nenvizon raporti i OSBE/ODHIR-it. Kreu i opozites u shpreh se nga ana e socialisteve u be gjithcka qe kjo krize politike te mos ndodhte, por mos reagimi nga maxhoranca solli kete situate. "E di se shumekujt, edhe nder miqte e dashamiresit tane, nuk i ka ardhur mire e as na ka aprovuar kur ka degjuar per bojkotin e Parlamentit. Ne nje demokraci funksionale bojkoti s'ka dyshim se eshte i pakuptueshem dhe i papranueshem. Por, miq te dashur, kjo e jona nuk eshte per fat te keq nje demokraci funksionale, po nje demokraci e marre peng ne funksionet e saj jetike. Dhe bojkoti yne nuk solli krizen, kriza solli bojkotin", beri te qarte kreu socialist. Kryetari i PS-se, Edi Rama, e quajti nje lajm te mire per shqiptaret, ate qe dy dite me pare erdhi nga Komisioni Evropian per mundesine e heqjes se vizave kete vit pas permbushjes se pjeses me te madhe te kritereve teknike. "Por, pervec disa ceshtjeve qe ende nuk kane marre forme perfundimtare ne aspektin teknik, mbetet pezull sot e gjithe diten pikepyetja e madhe e qendrimit final te Parlamentit Evropian e te vendeve anetare, ne kushtet kur vendi ka nje krize shume te mprehte politike e institucionale", paralelizoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›