Cerkone-BE: "Heqja e vizave, hap i madh drejt integrimit"
Heqja e vizave perben nje hap te rendesishem drejt integrimit evropian te Shqiperise. Keshtu eshte shprehur Cerkone, shef i kabinetit te Komisioneres se BE, Malstrom. Ai thekson se qytetaret e Shqiperise, do te levizin te lire ne vendet e zones Shengen ne vjeshte te ketij viti. Komisioni Evropian vlereson perparimin qe ka bere Shqiperia dhe Bosnje- Hercegovina ne arritjen e standardeve te kerkuara per procesin e liberalizimit te vizave, tha Cerkone. Per te, autoritetet shqiptare duhet te vazhdojne te shenojne perparime edhe ne tre drejtime: ne zbatimin e nje strategjie dhe politike qe mbeshtet ri-integrimin e shtetasve shqiptare te kthyer nga vendet e BE, ne zbatimin ne menyre aktive dhe efikase te kuadrit ligjor per te konfiskuar asetet e vena nga krimi i organizuar dhe ne forcimin e kapaciteteve njerezore dhe financiare per te zbatuar me efikasitet kuadrin ligjor ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. I pyetur mbi integrimin e Shqiperise ne BE, ai tha se padyshim qe heqja e vizave perben nje hap te madh perpara, jo vetem per Shqiperine por per te gjitha vendet e Ballkanit, pasi liberalizimi i vizave heq detyrimin per te aplikuar per nje vize afatshkurter te personave qe kane pasaporte biometrike dhe u jep te drejten te udhetojne lirisht ne vendet e BE-se dhe te hapesires Shengen.