E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit uron mësuesit nga shkolla 90 vjeçare e fshatit kufitar Rrajcë.

  Kryetarja e Kuvendit ka zgjedhur pikërshit Rrajcën një nga fshatrat më kufitar të Shqipërisë, për të uruar 7 marsin mësuesve të të gjithë Shqipërisë. E pritur në një atmosferë shumë të ngrohtë e festive, Kryetarja e Kuvendit vizitoi mjediset e shkollës 90 vjeçare Sali Halili, ndër themeluesit e së cilës është edhe Themistokli Gërmenji.   Kryetarja e Kuvendit ka parë nga afër laboratorët e rinj të informatikës së kësaj shkolle. Gjatë periudhës 2005-2009 në shkollat e rrethit Librazhd janë instaluar 9 laboratore informatike që në total janë 184 nga 3 kompjutera që ishin përpara vitit 2005.   Në këto shkolla do instalohen së shpejti 36 sete për labopratorë informatike me një sasi prej 240 komjuterash.   Kryetarja e Kuvendit ka përshëndetur mësuesit e shkollës por më pas edhe banorët e Rrajcës, të mbledhur në hyrje të shkollës.   Ndihem shumë  mirë në këtë takim të jashtëzakonshëm tha Kryetarja e Kuvendit dhe kam ardhur me dëshirë të madhe në shkollën tuaj megjithatë nuk e imagjinoja që të gjeja kaq ngrohtësi, të shihja kaq shumë gra, burra, fëmijë dhe ju falënderoj. 
 
Në 90 vjetorin e shkollës suaj më kishte ardhur një ftesë për të ardhur këtu dhe nuk e lashë më kot që 7 marsin  ta kaloja së bashkë me ju, në shkollën tuaj që ka një histori 90 vjeçare.   Kjo  tregon vlerë për komunën tuaj, për dëshirën e madhe për shkollim ,dëshirën e madhe për edukim. Më lejoni që në emrin tuaj të falënderoj  çdo mësuës të pranishëm dhe tu uroj gëzuar 7 marsin. Unë ju uroj shumë suksese dhe ju falënderoj për punën tuaj.   Unë ju shoh në sy dhe ndihem mirë për një fakt; me aq sa mundësi ka shteti ynë jemi përpjekur të bëjmë maksimumin, të dyfishojmë rrogat se e meritoni!
Kemi lënë në dorën tuaj fëmijët tanë. Jua kemi besuar juve që ti edukoni, ti mësoni që nesër të jenë të aftë për të bërë karrierë në jetën e tyre.   Duke ju drejtuar banorëve të zonës dhe duke ju referuar Kryetarit të qarkut i cili renditi një listë të gjatë të investimeve në këto katër vjet, Kryetarja e Kuvendit theksoi: Unë ndihem mirë zoti Kryetar i Qarkut kur ju flisni për investimet. Kjo qeveri ka pasur një moto: Të mbledhë para dhe taksa që në fakt i kemi ulur dhe në çdo taksë që mbledhim në çdo investim që bëjmë  të kërkojmë nga të gjithë që këto para të shpenzohen mirë ashtu siç duhet.   Unë ndihem mirë që gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare  ne kemi bërë të mundur që infrastuktura e Shqipërisë të ndryshojë. Natyrisht, në këtë projekt të madh do ketë edhe projekte të tjera.
Në mandatin e ardhshëm ne presim projekte të tjera nga ana juaj  dhe qeveria do të investojë çdo projekt për rrugë, ujësjellsa për shkolla e qendra shëndetësore. Gjatë përshëndetjes së saj, Kryetarja e Kuvendit e cilësoi brezin e ri, një brez me fat, që do të shohë Shqipërinë në NATO dhe BE.   Kur erdha këtu dhe po shihja fëmijët mendova kohën kur ne kemi qënë të vegjël. Nuk ka ditë më të bukur se dita e mësuesit dhe secili prej jush duhet ti shprehë një mirënjohje të madhe mësueseve dhe mësuesve tuaj si edhe nënave  tuaja për 8 mars.   Unë them se ju jeni një brez me fat. Këtu shoh se valëvitet në  krah të flamurit shqiptar edhe flamuri i NATO-s.   Mbeten më pak se 30 ditë dhe vendi ynë, në 5 prill në Strasburg dhe Kehl do bëhet anëtar i plotëfuqishëm i kësaj Aleance .
Në fakt është një ngjarje historike, gati e pabesueshme që Shqipëria të konsiderohet e barabartë  në një tavolinë me Shtetet e Bashkuara, me Francën, Kanadanë, Turqinë e me vende të tjera me standarte të jashtëzakonshme.   Dhe kjo ka ardhur se ata i kanë besuar kombit shqiptar, i kanë besuar reformave, i kanë besuar sakrificës si çdo i ri çdo burrë, çdo grua, çdo i moshuar ka dhënë gjatë jetës së tij, për shtëpinë, fshatin komunën, qytetin e vet, për vendin tonë. Unë ju falënderoj për sakrificën e secilit.   Duke folur mbi një ndër prioritetet e mazhorancës për shkollat, informatizimin e tyre, Kryetarja e Kuvendit tha:   "Jemi në kohën e Googel dhe gjëja më e bukur është kur degjova se këtu kanë ardhur 9 kabinete dhe brenda muajit do jenë 36 laboratorë informatike. Kjo është koha e internetit  dhe në këto laboratorë  do fillojë dhe vënia në punë e internetit. Kjo do të thotë që secili prej fëmijëve do të ketë mundesi të eksplorojë çdo informacion që do ti duhet për të marrë përtej asaj që mësuesit i japin çdo ditë .
Dhe nesër të konkuroni me fëmijët e çdo komune, çdo qyteti dhe të bëheni të sukseshëm .
Në fakt kjo është dëshira  e çdo fëmije, por kjo është edhe kënaqësia e prindërve  që ka rritur me sakrifica .
Shpërblejani atyre sepse e meritojnë. Detyra jonë është ti bëjmë  shkollat me  internet dhe ambiente të përshtatshme. Ju falënderoj për këtë pritje shumë të dashur, ju uroj çfarë tju dojë zemra dhe mirënjohje të thellë të gjithë mësuesve.                                                                        
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›