Procesverbal datë 26.02.2009 PROCESVERBAL datë 26.02.2009, ora 10:00
PROCESVERBAL datë 26.02.2009, ora 10:00
Rendi i ditës: Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 19 mars 2009.
Të pranishëm: Znj. Jozefina Çoba TOPALLI - Kryetare Kuvendi
Z. Ylli BUFI - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Neritan CEKA - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Genc POLLO - Zëvëndës Kryeministër
Z. Astrit PATOZI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Znj.Valentina LESKAJ - Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Tritan SHEHU - Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
Z. Spartak BRAHO - Përfaqësues i Grupit Parlamentar "E Majta për Integrim"
Z. Paulin STERKAJ - Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës
Z. Petrit GJONI - Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA
Z. Arian MADHI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane
Z. Jak NDOKA - N/Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian Mungojnë: Z. Vangjel DULE - Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate
Z. Skënder GJINUSHI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate HAPET MBLEDHJA
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita. Besoj se të gjithë jeni njohur me kalendarin e ardhshëm. Keni ndonjë vërejtje, sygjerim? VALENTINA LESKAJ: Ju keni planifikuar për seanca dëgjimore në komisione disa raportime. Përsa u përket raportimit të KKRT-së dhe Komisionit të Shërbimit Civil, ne kemi bëë një kërkesë ku kemi kërkuar zhvillimin e debatit lidhur me këto raportime. KKRT-ja gjithmonë ka kaluar me debat në seancë, asnjëherë vetëm me një seancë dëgjimore në komision. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Në kushtet kur ka përfunduar procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë së NATO, edhe Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj. Janë pesë vendime të Këshillit të Ministrave që duhet të kalojnë në seancë plenare. Kjo është çështja kryesore e këtyre tre javëve. Njëri prej këtyre vendimeve, nr 160, në nenin 2 të kësaj marrëveshje, thuhet që Këshilli i Ministrave vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vendosjen apo kalimin në territorin shqiptar të forcave ushtarake të aleancës në operacione të vetëmbrojtjes kolektive në kuadër të këtij traktati.
Nuk jam shumë e sigurtë se ky nen përputhet me Kushtetutën. Kjo çështje kërkon diskutim. Pasi në Kushteutë thuhet se është Parlamenti që vendos, jo Këshilli i Ministrave. TRITAN SHEHU: Nëse ky është detyrim hajde të ndryshojmë Kushtetutën. E kemi detyrim. VALENTINA LESKAJ: Nëse ka vend për ndonjë hapësirë tjetër pse duhet të shkojmë në Parlament për të ndryshuar Kushtetutën.
Nuk diskutohet qe këto vendime do votohen, patjetër, por të shohim fillimisht nëse ka ndonjë hapësirë tjetër ligjore qe të mos ndryshojmë Kushtetutën. Kështu që sot të bëhet një konsultë me konstitucionalistë e të shohim çfarë zgjidhje mund të na japin. Nëse ka një rrugë tjetër do ishe më mirë. Natyrisht që marrëveshjet janë në kalendar dhe do kalohen sa më shpejt të jetë e mundur. TRITAN SHEHU: Me sa di unë nuk ka rrugë tjetër. Duhet ndryshuar Kushtetuta. Të mos bëjmë gjëra që mund të atakohen që pas 5 ditësh. VALENTINA LESKAJ: Nuk besoj se është konferenca që vendos nëse do ketë ndryshime kushtetuese apo jo. Në kemi për detyrë ta përfshijmë në kalendar dhe ekspertët të bëjnë zgjidhjen më të mirë. ARIAN MADHI: Unë jam marrë me këtë çështje para një viti, kam marrë mendime kostitucionalistësh. Është e nevojshme që ne këtu të shprehemi se po shkojmë drejt një ndryshimi kushtetues që të mos abuzohet më vonë. Ju kur të konsultoheni me specialistët tuaj do e kuptoni që ka nevojë për ndryshime. Por është i nevojshëm dhe një elaborim publik që të mos abuzohet duke thënë që ndryshoi Kushtetuta. YLLI BUFI: Unë kam lexuar me vëmëndje relacionin që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave dhe referenca që bëhet në këtë marrëveshje nuk është neni i dërgimit të forcave të armatosura jashtë vendit apo lejimi i trupave të huaja këtu. Është neni që ka të bëjë me futjen e Shqipërisë në aleancat kolektive kur ne po ratifikojmë një marrëveshje për një aleancë të caktuar. Delegimi që ne i bëjmë qeverisë ia bëjmë vetëm për këtë rast dhe ky është neni dy i Kushtetutës. Këtu bëhet fjalë vetëm për rastin e NATO-s. Kur kërkohet nga NATO ky problem rregullohet me nenin dy të Kushtetutës. Unë jam dakord që të diskutojnë ekspertët por besoj se nuk ka nevojë për ndryshim kushtetute. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Jam dakord me ato që thoni. Mendoj të mbledhim një grup ekspertësh që janë marrë me këtë punë, që të mos kemi ndonjë mospajtim. Jeni dakord që të caktojmë z. Rusmali e Z. Xhafaj e ata të diskutojnë me tre katër juristë. ( të gjithë të pranishmit shprehen dakord). Vetëm se mendimi duhet sa më parë. Të dy zotërinjtë duhet të fillojnë konsultimin që sot. VALENTINA LESKAJ: Unë do sygjeroja që ne të mos shprehemi që sot për ndryshime kushtetuese, pasi mund ta kundërshtojmë nesër. Të presim çdo thonë ekspertët. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Pavarësisht mendimit që ata do na sjellin ne nuk kemi nevojë të mblidhemi përsëri për këtë çështje. E quajmë të ezauruar? Dakord?
Në përfundim të diskutimeve Konferenca e Kryetarëve miratoi unanimisht kalendarin trejavor të punimeve. Ky kalendar do i paraqitet Kuvendit në seancën plenare të datës 2 mars.
Mbledhja deklarohet e mbyllur.