E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kantier iken Etoo. Kerkohet Lavezzi e Tevez

Samuel Eto’o pret vetëm zyrtarizimin si lojtar i ri i skuadrës ruse Anzhi, ndërsa transferimi i bujshëm i sulmuesit kameruans e ka kthyer Interin në një kantier të vërtetë. Eto’o do të kryejë vizitat mjeksore dhe të premten pritet të prezantohet të Anzhi, duke i dhënë  në të njëjtën kohë fund të gjitha spekulimeve të merkatos. Nëse e ardhmja e futbollistit është e sigurt, ajo e Interit nuk duket kështu.
E vetmja gjë e sigurt është se klubi do të arkëtojë 40 milionë euro nga shjitja e sulmuesit, por në të njëjtën kohë duhet t’i bëjë llogaritë me një boshllëk të madh të krijuar nga largimi i tij.

Presidenti i Interit, Masimmo Moratti ka qetësuar tifozët se skuadra do të vazhdojë të jetë kompetitive, ndërkohë që drejtuesit e klubit vazhdojnë të kërkojnë zëvendësuesin e Eto’o. Enmri më i përfolur është ai i Carlos Tevez, por detajet e kontratës pengojnë tranferimin e argjentinasit te skuadra italiane. Kjo e fundit e kërkon atë në formë huazimi, ndërsa Manchestër City që ka kartonin e lojtarit pranon vetëm ta shesë atë me titull përfundimtar.

Një emër tjetër që qarkullon në listën e blerjeve të Interit është ai i argjentinasit tjetër Ezequel Lavezzi, ndërsa ditët e fundit ka nisur të flitet edhe për Diego Forlan. Mosha e sulmuesit uruguajan bën që ai të kalojë në plan të dytë, ndërsa drejtuesit zikaltër duket se janë fokusuar te Lavezzi i vendosur të ndryshojë ambjent pas dy sezonesh me Napolin.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›