E Diel, 1 Nëntor 2026

Turisti Basha vazhdon vizitën në SHBA, shpenzime luksoze nga paratë e taksapaguesve

Share

Bashkia e Tiranës nuk publikon asnjë njoftim për takimin e Bashës me kryebashkiakun e Uashingtonit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vijon të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Bashës pritet të përfundojë ndoshta sot në mbrëmje, ndërkohë që askush nuk ka folur për shpenzimet e saj. Disa gazetarë në emigracion raportojnë se Basha po bën shpenzim luksoze gjatë qëndrimi aty. Ata përmendin rastin e një feste në Russian Tea Room, restoranti super-luksoz i Nju Jorkut.

Ndërkohë në Tiranë këshilltarët socialistë të Bashkisë kanë kërkuar shpjegime nga Basha pse po qëndron kaq gjatë në SHBA me shpurën e tij dhe se cilat janë kostot e kësaj vizite. Basha, i cili ndodhet në SHBA po për të folur për një qeverisje ndryshe të Bashkisë, do duhet të shpjegonte së pari para amerikanëve se kujt i rëndon kjo faturë gjigante e vizitës së tij.

Ndërkohë që edhe pse u deklarua se Basha ishte në SHBA me ftesë të kryebashkiakut të Uashingtonit, Bashkia e Tiranës nuk ka shpërndarë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim. Natyrisht as bashkia e Uashingtonit nuk ka asnjë njoftim për shkak se siç ka bërë të ditur zëdhënësi i bashkisë, për Bashën nuk ka pasur asnjë ftesë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›