E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizëm e Dokufest 2011, në Prizrenin e lashtë

PRIZREN- Për 8 ditë rresht qyteti i Prizrenit të lashtë u bë bujtësi i mijëra vizitorëve, shqiptarë e të huaj, në edicionin e dhjetë jubilar të Dokufest 2011.
Filmat e këtij Festivali Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër, të zhvilluar midis datave 23-31 Korrik 2011, u cilësuan nga juria si më të arrirët, veçanërisht prezantimi i regjisorit shqiptar Gentian Koçi me filmin "Revansh".

I ftuar special gjatë 8 ditëve të këtij aktiviteti kulturor ishte edhe muzikanti Humberstone, i cili kthehet për herë të tretë në Dokufest, i shoqëruar nga grupi i tij “The Nursey”.

Më se 300 të ftuar ndërkombëtarë si dhe gati 8000 vetë qenë vizitorët e këtij fund-korriku me rastin e Dokufest 2011.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›