Morati: Adriano do të qëndrojë
Adriano merr "dhuratën" e Vitit të Ri nga presidenti Masimo Morati. Njëshi zikaltër deklaroi: "Ka ende mundësi që të bëjë paraqitje të mira me Interin". Fjalët nuk lënë vend për dyshime. "Lidhja që kam me Adrianon është e njëjtë si me lojtarët e tjerë, është një marrëdhënie besimi, shpjegoi Morati. Fakti më i rëndësishëm është që ai të ketë besim dhe të vlerësojë mënyrën sesi klubi i administron situatat. Kjo e detyron që të jetë i fortë dhe i qetë, pasi është një djalosh i mbarë. Ai gëzon besimin tonë të plotë dhe mendoj sa ka mundësi të rikthehet në nivele të larta, pasi është një futbollist i madh. Do të më vinte shumë keq sikur Adri të largohej në ndonjë ekip tjetër dhe të fillonte të luante mirë".