E Diel, 1 Nëntor 2026

"Myslym Shyri", emri apo rruga i dhanë famë, ç'thonë banorët

Rruga "Myslym Shyri" në Tiranë për nga dendësia, për nga vendodhja dhe për nga rëndësia e aktiviteteve mund të quhet nga më të rëndësishme në Tiranë. Kjo rrugë lidh qendrën me disa arterie të tjera. Në krahët e kësaj rruge ndodhen Gjykata e Lartë, Telekomi, Drejtoria e Policisë dhe një sërë dyqanesh, aktvitete si dhe tregu i famshëm çamëve. "Myslym Shyri" ishte një punëtor hamall gjatë Luftës së Dytë Botërore që u lidh me lëvizjen komunsite. Pasi kreu disa aksione në Tiranë ai shkoi partizan dhe u vra më 8 korrik të vitit 1944 në Dibër. Pas çlirimit ai u shpall dëshmor. Por kush i ka dhënë më shumë rëndësi njëra tjetrës emri rrugës, apo rruga emrit? Banorët që jetojnë dhe punojnë aty nuk bëjnë ndonjë lidhje. Ata dinë që "Myslym Shyri" ka qenë një dëshmor. Por ka edhe të tjerë që nuk e kanë idenë se kush ishte ky partiszan që vdiq duke luftuar me armë. Si kjo rrugë ka edhe shumë të tjera në Tiranë. I kanë dhëne famë rrugëve emrat apo rëndësitë e tyre? As historianët e as qyetarët nuk e dinë. Ata dinë vetëm emrat e rrugëve dhe shpesh herë ndjehemi shumë në siklet tua shpjegojmë të huajve se çfarë kanë bërë ata. Si në rastin e dëshmorit Myslym Shyri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›