E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarret në vend- Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra ende aktive. Rrezik i lartë në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë

Katër vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë ndërsa janë shuar 31 vatra gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se dy vatra janë aktive në qarkun Dibër dhe dy të tjera në qarkun Tiranë, ndërsa mbeten në monitorim dy vatra të tjera në qarkun Gjirokastër dhe Vlorë.

Nga zjarret që kanë përfshirë vendin, janë djegur një total prej 52 hektarësh bimësi, si dhe janë shkaktuar dëme në një banesë në Tiranë dhe në dy magazina në Kamëz dhe Roskovec.

Ministria njofton se në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 547 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 52 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse.

Ndërkaq, Ministria paralajmëron se rreziku vijon të mbetet i lartë në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›