Teliti: Së shpejti regjistri i adresave

Armand Teliti, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, i ftuar në "Ora News", tha se procesi i pajisjes së qytetarëve më karta identiteti ishte i suksesshëm dhe ndikoi në realizimin e mirë të zgjedhjeve. Ai bëri me dije se interesi për karta vazhdon të jetë më ritme të larta.
Lidhur me projektet e Drejtorisë së Gjendjes Civile, Teliti tha se shumë shpejt do jetë gati regjistri i adresave, paralel me atë të certifikatave.
Duke folur për pajisjen me pasaporta biometrike, ai tha se aplikimi po ecën me ritme të larta. "Qytetarët shqiptarë po tregojnë interes, shifrat janë në rritje. Në fund të këtij viti do kemi qindra pasaporta biometrike të dhëna qytetarëve ", tha ai. Teliti u shpreh pozitivisht në përfundimin e këtij procesi si një rrugë drejt Bashkimit Europian.