E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, probleme në portin e Durrësit

Probleme në portin e Durrësit për shkak dallgëve të detit dhe erërave të forta. Dallgët kanë arritur në 4 ballë
Burime pranë Kapitenerisë së Portit, bëjnë me dije se moti i keq ka vështirësuar së tepërmi punën në portin më të madh të vendit.
Sipas tyre, dy tragete nga Bari nuk kanë mbërritur në port sipas orës së përcaktuar.
Ndërkaq, Kapiteneria ka dhënë urdhër të prerë për anijet e vogla që të mos dalin në det."Peshkarexhat nuk lejohet të dalin në lundrim për peshkim", mësohet të thonë zyrtarët e Kapitenerisë së Portit të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›