Turizmi, lëndë me zgjedhje në arsimin e mesëm
Në vitin e ri shkollor, në arsimin e mesëm, nxënësit do të marrin për herë të parë leksione mbi turizmin vendas. Praktika, nxënësit që do të zgjedhin turizmin si lëndë, do udhëheqin grupe turistike në Shqipëri. Do të jetë lëndë si të gjitha të tjerat, madje do të vlerësohet njësoj me notë, packa se në dukje mund të cilësohet si lëndë argëtimi. "Guida Turistike" mund të cilësohet padyshim si risia që do të sjellë kurrikula e arsimit të mesëm në vitin e ri shkollor.
Lënda, e cila do të ndahet në dy pjesë; në atë teorike dhe praktike, do të aplikohet fillimisht në vitin e parë, në të gjitha shkollat e mesme dhe do të bëjë pjesë në lëndët me zgjedhje të lirë, në varësi të dëshirës së vetë nxënësve. Specialistë të kurrikulës informojnë se qëllimi i ndërtimit dhe futjes në shkollat e mesme të një lënde të tillë, është zhvillimi të nxënësit i aftësive për të dalluar rolin dhe rëndësinë e guidës turistike në industrinë e turizmit, si dhe duke përdorur njohuri të fituara edhe në lëndë të tjera në lidhje me vlerat natyrore, kulturore, historike, etj., që t'i promovojnë këto nëpërmjet përdorimit të teknikave të thjeshta të drejtimit të grupeve turistike. Objektivi kryesor i lëndës Guida Turistike është përgatitja paraprake e nxënësve në arsimin e mesëm të përgjithshëm, në një terren ku resurset e Shqipërisë janë të mëdha dhe të lakmueshme edhe nga turistë të huaj. Ajo që do të kërkohet nga nxënësit ne fund të vitit shkollor është që ata të shpjegojnë rëndësinë ekonomike dhe sociale për zhvillimin e turizmit, si edhe të arrijnë që, në përfundim të programit, të njohin llojet dhe format e turizmit. Në detyrën e promovimit të vlerave kulturore-turistike, nxënësit do të marrin vetë përsipër rolin të prezantojnë burimet që disponon sot Shqipëria, duke u kthyer në udhëheqës ekspeditash.
Ata do të vihen në rolin e oratorit, ku do të shpjegojnë vlerat e vendit turistik që ata kanë zgjedhur në ekspeditën e tyre, do të vlerësojnë lidhjen e turizmit me bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit, si edhe do të dallojnë përqasjet e traditave të ndryshme kulturore të turistëve ndaj fenomeneve të ndryshme. Njëkohësisht, nxënësit, në programin lëndor, do të kenë për detyrë në përfundim të vitit shkollor të hartojnë edhe një itinerar turistik, si edhe ta përdorin këtë itinerar për të gjetur teknika të udhëheqjes së grupit turistik në vendë të ndryshme.