E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet votojne zgjidhen delegatet e kongresit

Socialistet ne  gjithe vendin i jane drejtuar kutive te votimit per zgjedhjen e delegateve te kongresit permes parimit nje anetar nje vote. Ne  384 njesi vendore ne Shqiperi, por edhe ne Greqi dhe Itali, anetaret e selise roze vendosin per perfaqesuesit e tyre ne forumin me te larte te PS. Procesi nisi ne oren 8.00 te mengjesit, dhe anetaret socialiste  shprehen vullnetin e tyre per perfaqesuesit ne kongres  ne dy flete te ndryshme, ne nje votohet per delegatet burra dhe ne tjetrin per ato femra, si detyrim per perfaqesim te ketyre te fundit ne masen 30 %.

Kryetari Edi Rama votoi nje ore perpara mesdites ne organizaten socialiste ne njesine bashkiake numer dy, ku dhe ka marre teseren e partise disa vjete me pare. Rama u shpreh i kenaqur per procesin , qe sic tha rinovon nje strukture mjaft te rendesishme te Partise qe ai drejton.

"Dua ti përshëndes të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë që sot ashtu si dhe një pjesë në emigracion po votojnë për konstituimin e kongresit të ri të partisë socialiste. Jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit të barazisë gjinore në forumet e PS", tha Rama.

Numeroren rreth 88 mije anetare te PS,në Shqiperi dhe dy vendet fqinje qe do te zgjedhin perafersisht 880 delegate te kongresit. Kjo eshte vetem gjysma e ketij forumi, ndersa pjesa tjeter e tij perbehet nga te funksionaret e partise  qe statuti i  ben automatikisht delegate. Keta jane  384 kreret e organizatave te PS ne te gjithe vendin, 200 kryetaret e komunave e bashkive te PS, dhe 64 deputetet e saj qe jane automatikisht delegate kongresi. Ne kete forum gjithashtu jane delegate edhe ish kreu i PS, Fatos Nano, ish kreu i PS Tirane Musa Ulqini, ish kryetaret socialiste te kuvendit si Servet Pellumbi, apo edhe  te tjere emra qe jane distancuar nga PS,por qe si ish funksionare jane pjese te kongresit socialist.  Kongresi i PS perbehet nga rreth 1500 delegate dhe do te mblidhet ne daten 5 nentor, ku do te zgjedhe Asamblene Kombetare te selise roze, organi me i larte vendimarres ne periudhen mes dy kongreseve.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›