Tani kam vetem pikturen

Piktori Gjelosh Gjokaj vjen per here te pare ne Tirane me ekspoziten e tij personale te titulluar Shejza. Ekspozita qe celet sot ne GKA per te qendruar e hapur per publikun deri me 27 shkurt permban 37 vepra 51 pune shumica ne tekniken e akuatintit akrilikut ne leter dhe akrilikut ne pelhure por nuk mungojne edhe nje cikel grafike dhe vizatimi kryesisht i permasave te vogla dhe intime. I perket kryesisht ciklit te tij te abstraksionit lirik. Autori me banim ne Mal te Zi dhe Gjermani permes ketyre punimeve deshmon se eshte shume i lidhur me ngjyrat e ftohta qe ne folklorin shqiptar ilustrohen me se miri permendim ketu ngjyren e xhubletave bardhe e zi te nderthurura me kafen grine diku edhe te kuqen. Fazat e ndryshme te jetes se tij artistike sic thote studiuesi Shkelzen Maliqi Ne esence jane te motivuara nga eksperiencat dhe impulset personale nga nje thellim gjithnje e me i madh i tij ne sfiden e lirise se brendshme te kompozimit piktural qe nuk ka me para vetes asnje narrative dhe perfaqesim te jashtem.
Ekspozita personale Shejza eshte e para qe ju celni ne Shqiperi. Pse pikerisht ne kete kohe dhe perse keto punime
Kjo eshte ekspozita retrospektive qe Galeria e Arteve dhe drejtori i saj Rubens Shima kane pasur deshire te bejne per mua. Por une e kam shume te veshtire te bashkoj punimet e vjetra pasi ato gjenden sa ne Itali Gjermani Kosove Itali ndaj nuk mund ti prezantoj te gjitha se bashku. Keshtu qe keto vepra qe celen sot per publikun jane punime te ketyre viteve te fundit. Jane piktura qe kane nje thelb abstrakt bashkekohor me bashkekohore se ato qe kam prezantuar me pare. Kjo pasi une e kam zhvilluar pikturen ne disa faza faza simbolike figurative surreale-figurative faza e grafikes surrealizmi poetik kurse tani keto vepra bejne pjese ne nje cikel aktual qe e eksploroj prej te pakten 5 vitesh. Ka ketu edhe disa elemente figurative qe lidhen me pikturen abstrakte sipas ngjyres kompozicionit etj. edhe pse ne fakt jane figurative. Figuren nuk e harroj asnjehere e kam gjithmone prezente.
Ne pikturen tuaj mbizoterojne kryesisht ngjyrat e ftohta. Cfare ju evokojne ngjyrat e ndezura qe nuk i preferoni
Po madje mes te ftohtave mbizoteron grija. Edhe pse ka te kuqe edhe ajo eshte e ftohte. Ne kete perzgjedhje ndikon ndoshta fakti qe ngjyrat qe kercejne teper per syte nuk i dua ndaj i zgjedh sa me te qeta qe te dominojne pa kercitje.
Ju keni qene pjesemarres ne ekspoziten Onufri. A e ndoqet edicionin e ketij viti dhe cfare mund te thoni per punimet e artisteve te rinj
Po edhe vjet edhe sivjet i ndoqa. Une vete kam marre pjese ne ekspoziten Onufri 2009 me dy vepra Pa titull 1 dhe Pa titull2 qe u priten mire. Mendoj se artistet e Shqiperise cdo vit e me shume bejne nje hap para ne aspektin modern dhe bashkekohor te artit ne pergjithesi. Ekspozita e Onufrit per mua edhe vjet edhe sivjet ka pasur cilesi shume te mire. Keta artiste i kane kaluar format tradicionale dhe jane shume te informuar per artin jashte Shqiperise.
Prodhimtaria juaj artistike eshte e ngjeshur. A eshte e veshtire te prodhosh vazhdimisht ku e merrni spunton dhe ku e gjeni gjithe kete kohe
Ka nje gje interesante ne kete mes. Une jam liruar nga shume gjera te jetes ndaj tani jam shume i perqendruar vetem ne art dhe te vetvetja Qesh. Keshtu qe i kam eliminuar gjerat qe me kane interesuar dikur ne jete ndaj tani me ka mbetur vetem piktura dhe arti qe jane veprimtaria ime kryesore jetesore.
Ju vete thate qe keni zhvilluar disa forma arti gjate fazave te piktures suaj. Si ka ndodhur ky proces evoluimi
Piktura rrjedh nga gjerat reale por nuk eshte e thene qe keto gjera ti besh ashtu sic jane pasi prej atyre formave zhvillohen forma te tjera qe quhen abstrakte. Por kjo gje nuk eshte qellim ne vetvete. Ne pikturat e mia mund te gjesh edhe folklor por ajo qe vlen te thuhet eshte fakti se ato nuk ilustrojne realitetin por ilustrojne nje realitet qe e njeh vetem artisti.
Perdorni shume teknika ne punimin e piktures suaj qe nga lapsi e deri te ngjyrat. Cilen prej tyre po ushtroni me shume se fundmi
Po perdor teknika te ndryshme por keto kohe me se shumti po punoj me vajin ne pelhure si dhe akrilikun qe eshte me i shpejte per tu perdorur ne pelhure dhe leter.
Ku keni celur ekspozita se fundmi
Vazhdimisht kryej ekspozita te ndryshme ne Gjermani Itali Kosove Mal te Zi etj. Madje Mali i Zi ka shume kujdes per artistet dhe u ka dhene shperblim 25 artisteve per vepren jetesore ku mes tyre gjendem edhe une.
Intervistoi Fjoralba Shahaj