Turizmi në Berat, rritet numri i turistëve të huaj
Qyteti i Beratit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, pa lënë pas edhe ata vendas. Sipas të dhenave nga zyra e Informacionit të Turizmit numri i turistëve është rritur me 15 % në krahasim me një vit më parë dhe vetëm lagjen “Kala” e kanë vizituar më shumë 6.600 turistë.
Specialistja e zyrës së Turizimit pranë Bashkisë së këtij qyteti, Etleva Dhima, u shpreh se promocioni që po i bëhet vlerave të këtij qyteti ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në këto ditë vere.
Fakti që qyteti i Beratit tashmë është pjesë e UNESCO-s, por dhe vlerat e vecanta kulturore dhe historike që kjo zonë mbart ndër vite kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për ta vizituar.