E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga e alkooli në shkolla, trajnohen 500 mësues në Tiranë

Për herë të parë në shqipëri 500 mësues nga Tirana janë trajnuar nga një grup ekspertësh prej 30 vetësh nga Amerika në një projekt, i cili i vjen në ndihmë të gjithë adoleshentëve për të kapërcyer perngesat në jetë dhe për të shmangur fenomene të errëta të shoqërisë si droga dhe alkooli. E pranishmë në këtë ceremoni të shpërndarjes së certifikatave, Zv. Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e vlerësoi shum këtë program dhe tha se është shum i domosdoshëm për tu bërë pjesë e programeve mësimore.

Projekti i quajtur "Ëndërrbërësit dhe Ëndërrthyesit" është përmbledhur edhe në një libër, ku mesuesit do të përcjellin tek të rinjtë, duke ofruar 33 mesime dhe me metoda zgjidhje për probleme të ndryshme dhe sfida që ato përballen në jetë. Ky trajnim ka zgjatur 2 javë, ku 250 mesues jane nga shkollat 9-vjecare, ndersa 250 të tjerë nga gjimnazet e kryeqytetit. Projekti është organizuar nga Inte rnational School projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›