E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri në Pukë dhe Mirditë avancon frikshëm drejt banesave

Gazeta Shqip

Situata më shqetësuese shfaqet në Pukë, ku banorët vendas janë mobilizuar për të shpëtuar banesat dhe të mbjellat e stinës

Zjarri avancon në Park, megjithëse zyrtarët thanë disa ditë më parë se kjo zonë është e sigurt

Dhjetëra vatra në të gjithë vendin

Situata

Vatrat e zjarrit në mbarë Shqipërinë mbajnë në ankth qindra mijëra banorë, të cilët duhet të gdhijnë jashtë një tjetër natë. Situatë alarmante shënohet në rrethinat e qytetit të Pukës, ku ende nuk janë vënë nën kontroll flakët e rënda në Kryezi e Orosh, të cilat prej ditësh avancojnë drejt qendrave të banuara. Banorët e zonave ku rrezikohen banesa, së bashku me zjarrfikësit e Pukës dhe autoritetet vendore, kanë kaluar një tjetër natë të frikshme. Ata pohojnë se zjarri nuk është shumë larg banesave, prandaj duhet të vazhdojë puna edhe gjatë natës. Kemi 10 ditë zgjuar, merremi me zjarret, në disa vende ka rrezik për banesat, tha një banor. Ndërkohë, 20 shtëpi të lagjes Vjollcë ne fshatin Malaj ne Mirditë, janë izoluar totalisht. Banorët e kësaj lagje thanë dje në mbrëmje se zjarri është 500 metra larg banesave. Një zjarrfikëse e nisur me shume vonese nga Rrësheni është bllokuar 600 metra nga banesat. Situata është mjaft alarmante për fisin Topollaj, ndërkohë që flaket drejtohen edhe në banesat e fisit Kacorraj.

Qarku Shkodër

Situatë e rëndë në Pukë, zjarre edhe në Malësinë e Madhe

Situata në Qarkun e Shkodrës vijon të jetë alarmante, sidomos në rrethinat e qytetit të Pukës, ku flakët po avancojnë drejt qendrave të banuara. Në këtë zonë janë gjithsej 6 vatra zjarri dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri. Ndërkohë, në Malin e Krrabit, në Mide tek antenat, është një vatër aktive zjarri. Në Komunën Qafë-Mali, fshati Orosh në Kryezi, është një vatër aktive, e cila ka marrë përmasa të mëdha dhe ka kaluar në fshatin Flet të Komunës Blerim.

Në Komunën Iballë vazhdon vatra në fshatin Livadhe. Sot pritet që në këto vatra të ketë ndërhyrje nga ajri, por edhe me 100 forca të ushtrisë. Në Shkodër, gjatë pasdites së djeshme, është hapur një vatër zjarri në kodrat e Komunës Guri i Zi. Në Malësinë e Madhe janë tri vatra aktive, të cilat ndodhen në vende tepër të thepisura. A.H.

Sarandë

Digjet Parku Arkeologjik i Finiqit, zjarrfikëset skanë naftë

Parku Arkeologjik i Finiqit ka 24 orë që digjet, ndërkohë që asnjë zjarrfikëse nga Saranda nuk ka shkuar në vendngjarje. Përgjigjja e zjarrfikësve të Sarandës është se nuk kanë naftë për të shkuar të fikin zjarrin.

Flakët që kanë 24 orë që përpijnë të gjithë territorin e parkut, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në materiale, tek objektet e vjetra të kultit, në Amfiteatrin e vjetër të Finiqit, si dhe në mjedisin rreth tyre.

Situata kritike me zjarret në Shqipëri po rëndohet mes të tjerash, për shkak të pamundësisë që kanë autoritetet zyrtare të angazhojnë mjete për fikjen e zjarrit për mungesë fondesh. Një helikopter i ardhur nga Turqia për këtë qëllim po ashtu është i kufizuar në lëvizjet e tij se nuk ka naftë.

Bulqizë

Vatër zjarri në afërsi të minierës së kromit

Në mëngjesin e djeshëm është shfaqur një vatër e re zjarri në afërsi të minierës së Bulqizës. E ndihmuar edhe nga era, ajo po përhapet me shpejtësi, duke u afruar galerive të Zonës D. Në pamundësi të ndërhyrjes së zjarrfikëseve për arsye të terrenit të thyer malor, Bashkia Bulqizë ka mobilizuar banorë të komunitetit dhe punonjës të saj në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore. Kështu, pas zjarrit në Luçanë, që përfshiu faqen jugperëndimore të malit ku ndodhet miniera, tani flakët e zjarreve përfshijnë edhe faqen verilindore të këtij mali. Ndërkohë, aktualisht në Qarkun e Dibrës vijojnë të mbeten aktive 8 vatra zjarresh. Më problematike në këtë qark kanë qenë zjarret e rëna në zonën e Lurës, ku ende zjarri vazhdon në jug të Parkut Kombëtar të Lurës me intensitet mesatar, i cili po mbahet nën kontroll. H.L.

Arrestimet

Dy piromanë në pranga për zjarrvënie me dashje

Dy persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Kavajë dhe Tepelenë. Hajdar Karruli, 55 vjeç, banues në fshatin Leshtej Çollak në Kavajë, u arrestua pasi më datë 27 gusht, rreth orës 13:15, ka shkuar me bagëti në vendin e quajtur Dardha e Hitit, në territorin e Komunës Helmës Kavajë, dhe i ka vënë flakën.

Ndërkohë, një zjarr i madh i përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë në fshatrat Koshtan e Kamçisht të Komunës Qesorat Tepelenë, ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe duke djegur rreth 80 hektarë pyll e kullotë. Zjarri ka përfshirë disa parcela të mbjella me ullinj dy-trevjeçar. Janë djegur rreth 950 rrënjë ullinj, 340 rrënjë fidanë qershi dhe 320 rrënjë fidanë bajame. Këtë zjarr, sipas policisë, e ka shkaktuar Mehmet Keqaj. Ai i ka vënë zjarrin kullotës me qëllim rigjenerimin e saj.

Korçë

Vazhdon dëmtimi nga zjarri i Parkut Kombëtar të Bozdovecit

Dëmtimet nga zjarri në pyjet e Rajonit të Korçës vazhdojnë. Vatrat e krijuara prej ditësh ende nuk po vihen nën kontroll, ndërsa janë krijuar vatra të reja, ndërkohë që shpresat varen për ndonjë ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët në zonat më problematike. Parku Kombëtar i Bozdovecit, i djegur për të disatën herë vitet e fundit, ka pësuar dëmin më të madh nga rënia e zjarreve dhe, pikërisht në sipërfaqen e gjelbër të tij me bredha shumëvjeçarë, të cilët ende nuk po arrihen të shuhen. Prefekti i Korçës, Andrea Mano, deklaroi mesditën e së mërkurës se priste vetëm një ndërhyrje nga ajri me helikopter për të shuar flakët që kanë përfshirë prej tri ditësh Parkun Kombëtar të Bozdovecit. Ai tha se ndodhemi në një gjendje emergjence për sa i përket situatës së rëndë që është krijuar me rënien e zjarreve në këtë park kombëtar. G.A.

Kontradiktat

Ministria - Sipas Ministrisë së Brendshme, në vend rezultojnë 29 vatra aktive zjarresh

NASA - Në një foto (lart) të publikuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, duken 42 vatra aktive

Dajt, flakët e para në Parkun Kombëtar

Rreth 50 vullnetarë në ndihmë. Guri: Gjykatë mjedisore për piromanët

Shpresa Mezini

Zjarret në malin e Dajtit, ndonëse lokalizohen përkohësisht, përkeqësohen sërish. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, në këtë zonë numërohet vetëm një vatër aktive zjarri, në Qafë-Priskë, në malin e Dajtit, e cila pasi u vu nën kontroll ditën e martë, dje u shfaq sërish problematike. Madje më shumë sesa kaq, për shkak se dyshohet që flakët kësaj here të kenë prekur parkun e Dajtit. Ndonëse vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndërhyrë 40 forca të pyjores, 50 të ushtrisë, si dhe helikopteri që vazhdon të operojë nga ajri në të gjithë vendin, mësohet se dje rreth orës 13:00 janë rikthyer fluturimet për shuarjen e flakëve në malin e Dajtit. Duke iu referuar të dhënave, përveç helikopterit që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë operuar edhe forcat zjarrfikëse, ato të pyjores dhe 40 forca ushtrie. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet edhe ndihma e ofruar nga dhjetëra banorë t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›