E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi ne Shqiperi, Keshilli Boteror: 5% me shume vizitore Eglantina Nasi



Sektori i turizmit ne Shqiperi po njeh nje ekspansion te vertete per ekonomine e saj e kete e fakton se fundmi edhe raporti i Keshillit Boteror te Turizmit. Sipas tij, ky sektor ka pasur vjet nje kontribut te drejtperdrejte ne Prodhimin e Brendshem Bruto, ne vleren e 81.4 miliarde lekeve, e cila perkon me 6.2% te totalit te tij. Ndersa per kete vit, ekspertet e huaj kane parashikuar nje rritje ne nivelin prej 5.6% te ketij treguesi. Madje, shkojne me larg, duke pohuar se gjate dekades 2012-2022 ai do te rritet per cdo vit me nje norme mesatare prej 5.4%, duke arritur qe ne fund te saj, ai te arrije shifren totale prej 145.4 miliarde lekesh kontribut ne PBB-ne e vendit. Shifra mjaft domethenese keto, sipas organizmit te KBT-se, te cilat i bashkengjiten edhe atyre pozitive te parashikuara per vizitoret e huaj qe do te mberrijne ne vendin tone pergjate vitit 2012, respektivisht 2.7 milione te tille. "Eksporti i vizitoreve, qe per vitin 2011 zuri 41.8% te totalit te eksporteve, eshte parashikuar te shenoje nje rritje rreth 5% ne vitin 2012", - thuhet saktesisht ne raportin e lartpermendur. Duke ia dedikuar kete ecuri pozitive te turizmit ne vetvete, aktivitetit ekonomik te gjeneruar nga industria e tij, konkretisht "nga hotelet, agjencite e udhetimit, kompanite ajrore, sherbimet e tjera te transportit te pasagjereve, restorantet apo edhe te argetimit, qe mbeshtesin turizmin". Nga ana tjeter, ekspertet e Keshillit Boteror te Turizmit kane marre ne analize edhe treguesin e punesimit direkt ne sektorin e udhetimeve dhe turizmit, i cili, sipas tyre, nga 51.000 vende pune (rreth 5.5% e punesimit total) qe zuri vitin e kaluar, sivjet per ta ka nje pritshmeri rritje prej 4.3%. Duke gjeneruar ne kete menyre, sipas tyre, plot 53.500 te punesuar. Madje, ata shkojne edhe me larg, duke bere llogarite per gjithe dekaden e viteve 2012-2022, pergjate se ciles, sipas tyre, numri i te punesuarve ne kete sektor, do te arrije deri ne 70.000 te tilla, duke zene keshtu 6.5% te punesimit total. E kompletuar me te tilla shifra pozitive, duket se Shqiperia ze nje vend te mirepozicionuar mes 183 vendeve te botes, te marra ne shqyrtim nga organizimi i njohur i Keshillit Boteror te Turizmit, mbi kontributin real qe ky sektor po jep ne PBB-ne e saj dhe tregues te tjere te rendesishem te ekonomise vendase, si punesimi, investimet etj. Saktesisht, vendi yne pozicionohet siper mesatares boterore per te ardhurat qe turizmi i sjell ekonomise, por ne te njejten kohe e le pas ate, edhe per punesimin qe turizmi si i tille, arrin te siguroje ne vendin tone.

Investimet ne turizem, sivjet 7.5% rritje

Investimet e realizuara ne industrine shqiptare te turizmit dhe udhetimeve, kete vit parashikohet qe te njohin nje rritje te konsiderueshme, deri ne nivelin prej +7.5. Kete e konfirmojne te dhenat me te fundit te Keshillit Boteror te Turizmit, i cili shkon edhe me larg, duke llogaritur investimet qe do te kryhen ne total per kete sektor ne vendin tone, deri ne vitin 2022. Sipas tij, ato do te shenojne nje rritje me norme mesatare prej 4.6% gjate kesaj dekade duke kapur shifren totale prej 35.4 miliarde lekesh ne vitin 2022. Kujtojme ketu, se per vitin 2011, Shqiperia shenoi nje total investimesh ne vleren prej 21 miliarde lekesh (ose 4.8% e totalit te investimeve).

Per turizmin, ia kalojme dhe Italise, Greqise, Turqise ...

Me treguesit pozitive qe po arrin se fundmi ne aspektin turistik, Shqiperia po arrin t'ua kaloje edhe vendeve qe kane nje tradite te vjeter ne kete sektor. Keshtu, listimi me i fundit i Keshillit Boteror te Turizmit, e rendit vendin tone per kontributin total te turizmit ne ekonomi gjate vitit 2012, me treguesin 5.1% rrites, jo vetem siper mesatares boterore, por edhe Italise apo Greqise, kontributi i tij tek ekonomia e cilave ka shenuar sivjet nivele zbritese, perkatesisht me -2.2% dhe -4.5%. Nderkaq, ne renditjen nderkombetare te 183 vendeve te botes, te njejten renditje Shqiperia duket se e ruan edhe ne lidhje me kontributin e turizmit ne punesim, me nje ritem rrites prej 3.7%, per kete vit. Duke lene pas Turqine me vetem 3.4% apo Qipron me -0.3%, dhe Italine me -2.5% apo Greqine -2.3%. Qe te gjitha keto, vende te njohura per zhvillimin e madh te sektorit te turizmit dhe rrjedhimisht te punesuarve qe kane pasur ne te. Por mjaft interesant paraqitet listimi nderkombetar nderkaq, edhe ne lidhje me treguesin e investimeve ne turizem, te cilat per kete vit, ne Shqiperi, renditen te jene edhe me te larta se ato qe parashikohet te kryhen ne Turqi, vetem 4.9% e PBB-se, kurse ne e kemi kete tregues ne nivelin prej 7.5%. Edhe Mali i Zi madje, renditet poshte nesh ne kete aspekt, me nje nivel vetem prej 6.4%, pa permendur vendet tradicionale ne turizem si Greqia apo Italia, te cilat e kane negativ per kete vit kete tregues, perkatesisht -6.2% dhe -12.6%. Mesa shohim, gjithcka flet per nje ecuri te konsiderueshme te Shqiperise ne aspektin turistik te saj, duke u kthyer ne nje vend interesant per te dhenat qe zoteron rreth tij, jo vetem ne rajonin tone ku listohet njesoj me Malin e Zi apo Kroacine, por edhe me gjere ne Europe, duke ia tejkaluar edhe Italise e Greqise per shume tregues te turizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›