Ne gen, pergjegjes per shuarjen e instinktit amesor
Sipas nje studimi te fundit, nese instinkti memesor pushon se qeni, faji eshte i nje geni. Nje skuader kerkuesish amerikane kane zbuluar se ulja e niveleve te nje geni te vetem mund te coje ne shuarjen e instinkt te nenes. Zbulimi, i cili eshte botuar ne revisten shkencore "Akademia e Shkencave", ne SHBA, ka ardhur fale studimit te drejtuar nga kerkuesja Ana Ribeiro, nga Universiteti Rockefeller ne New York. Rezultatet e studimit, sipas shkencetareve, konsistojne ne faktin se si permes manipulimit te nje geni te vetem ne nje grup specifik qelizash cerebrale behet i mundur kontrollimi i sjelljeve shume te rendesishme biologjike. Segmenti genetik i marre ne shqyrtim eshte receptori i estrogjenit alfa (alfa Er), eshte aktiv ne zonen e trurit dhe eshte pergjegjes gjithashtu per kontrollin ndaj agresivitetit dhe sjelljes seksuale. Ne momentin qe neuronet e kesaj pjese cerebrale mund te jene "ndezur" nga estrogjeni dhe permbajne nivele te bollshme te Alfa Er, shkencetaret perdoren nje teknike molekulare per te reduktuar nivelet e Alfa Er tek neuronet, ne disa minj femra ne menyre qe te monitorohet reagimi i tyre. Rezultati i ketij eksperimenti nuk linte asnje dyshim per shkencetaret: mjafton te nderhyhet ne kete gen te vetem per te kontrolluar nje sjellje biologjike shume te rendesishme. Duke krahasuar minjte femra, tek te cilat ishte modifikuar ky gen me ato normale, u vu re se te parat kalonin shume me pak kohe me kelyshet e tyre duke i perkedhelur apo perkujdesur ne raport me ata minj ku nuk ishte nderhyre gjenetikisht.