Turizmi në Shqipëri, si një makinë “Ferrari” që ecën shumë ngadalëNga Prof. Dr. Salvatore Messina*Turizmi në Shqipëri më ngjan me një Ferrari që ecën shumë ngadalë duke “ngrënë veten me dhëmbë” që nuk mund të fluturojë më shpejt, edhe pse i ka të gji
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Turizmi në Shqipëri, si një makinë “Ferrari” që ecën shumë ngadalëNga Prof. Dr. Salvatore Messina*Turizmi në Shqipëri më ngjan me një Ferrari që ecën shumë ngadalë duke “ngrënë veten me dhëmbë” që nuk mund të fluturojë më shpejt, edhe pse i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë.
Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhè që gëzon ende një ndërthurje të mrekullueshme të dhuratës së natyrës me mundësitë për zhvillim.
Unë kam parë reklamat dhe konstatoj se ato japin një mesazh të vetëm: “Shqipëria, perla e Mesdheut”. Ky slogan është përdorur në vite dhe vazhdon të përdoret nga thuajse të gjitha vendet e Mesdheut deri në Marok etj. Unë mendoj se fushatat e Shqipërisë duhet të japin mesazhe konkrete, mbi të gjitha siguria. Ende nëpër botë ka një imazh pasigurie për Shqipërinë dhe këtu duhet të jepet mesazh i qartë: Në Shqipëri siguria është në parametrat evropiane.
Një avantazh shumë i rëndësishëm i shqiptarëve që duhet patjetër të evidentohet, është mikpritja dhe bujaria që janë më se të dukshme. Ky avantazh duhet të përbëjë bazën e promovimit të Shqipërisë.
Të bësh fushatë publicitare nuk është rruga e duhur për të rritur Shqipërinë. Është njëlloj sikur një person që e di se vuan nga stomaku, të shkojë për të blerë një veshje të bukur, por shëndeti do të vazhdojë të vuajë.
Duhet të investojmë te produkti. Duhet t’i themi të gjithë atyre pronarëve të hoteleve që ka një klasifikim, që duhet të investojnë në politikat e turizmit dhe jo thjesht të ofrojnë për turistët një shtrat fjetjeje. Duhet të themi që nga rreth 500 agjenci turizmi që gjenden të licencuara në Shqipëri, e vërteta është që shumë pak nga këto janë të specializuara në sektorin e turizmit.
Ato janë bërë të afta deri diku, vetëm pas një periudhe, megjithatë unë mendoj se nuk ka më vend për të punuar duke ofruar shërbime pa edukimin e duhur turistik. Kultura e shërbimit është shumë e rëndësishme për të mbajtur “të gozhduar” klientelën pas këtyre bizneseve, por në të kundërt shërbimi i keq largon klientët dhe shkakton dëmtim serioz të këtyre bizneseve.
Ka kaluar tashmë koha e pionierëve, kemi nevojë për shërbime të organizuara, ashtu si edhe vendet perëndimore, të cilat janë vende që kanë investuar në turizëm.
Ata kanë investuar te kompetencat, ne mund të bëjmë më të mirën në shumë pak kohë, sepse kemi burimet e duhura.
Turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, në të vërtetë janë edhe ambasadorë shëtitës, ndaj duhet investuar në cilësinë e shërbimit turistik, sepse këta ambasadorë do të “raportojnë” çfarë gjetën në Shqipëri, duke u bërë faktor ftues ose bllokues i turistëve të tjerë.
* Rektor i Universitetit Evropian për Turizmin, (EUFT). Përshtatur nga konferenca e djeshme për shtyp