E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi në Tiranë/ Nuk ndalen vizitorët e huaj, fluks edhe në shtator e tetor

Edhe gjatë muajve shtator e tetor në Tiranë ka pasur fluks turistësh. Këtë vit në vendin tonë kanë hyr rreth 7 milion turistë. Pjesa më e madhe e tyre kalojnë të paktën 1 ditë në kryeqytet.

Veç atyre që vijnë të organizuar në grupe nga agjencitë turistike, ka shumë turistë që vijnë të organizuar vet. Shpesh ata i drejtohen qendrës së informacionit të Bashkisë së Tiranës.

“Jam nga Stutgarti I Gjermanisë . Erdha në mënyrë krejt spontane dhe po udhëtoj vetëm. Më pëlqen qyteti, sidomos pjesa e historisë. Ndoshta do të shkoj edhe në Berat, por nuk kam bërë plane.

Jemi nga Gjermania. Kemi parë disa dokumentarë dhe Shqipëria na u duk vend i bukur dhe ja ku jemi këtu për herë të parë.

Duam të shohim qytetin. Duam të shkojmë në Durrës ose në Berat. Jemi të interesuara edhe për kulturën. Duam të shkojnë në teatër dhe opera. Do të rrimë vetëm një javë, por do të përpiqemi ta shfrytëzojmë kohën sa më mirë”, thanë disa turistë.

Ky vit ka shënuar rekord turistësh në vendin tonë. Shumica e tyre kalojnë të paktën 1 ditë në Tiranë.

Klima e mirë, çmimet e leverdishme, fluturimet direkte, kombinimi i detit e malit, por edhe historisë e kulturës janë arsyet pse turistët zgjedhin vendin tonë.

Gazetare: Albana Agolli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›