E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjirokastra me histori e arkitekturë/ Pjesë e giudave turistike belge, tërheq në çdo stinë vizitorë

Qyteti i gurtë i Shqipërisë Gjirokastra vijon ende të mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët vendas dhe te huaj. Asetet e vendit tonë përfshihen çdo ditë e më tepër në guidat turistike që organizohen nga vendet e ulëta të Perëndimit siç është Belgjika.

Qyteti i gurtë ishte ndalesa e radhës për një grup të moshuarish të ardhur nga Belgjika të cilët nisën një tur 10 ditor në të gjithë Shqipërinë. Këta të pyetur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra janë shprehur të befasuar nga bukuritë që qyteti i gurtë dhe asetet e tjera që Shqipëria ofron tek të gjithë duke pohuar ndërkaq se ky vend nga bukuritë dallon shumë nga shtetet e tjera të Ballkanit.

“Vij nga Belgjika, është hera e dytë që vij në Shqipëri, shikoj shumë ndryshime nga hera e fundit që kam ardhur këtu. Nga Shqipëria dhe sidomos Gjirokastra godinat historike që kanë arkitekturë brilante por mbi të gjitha njerëzit janë mikpritës dhe bujar. Kam vizituar shumë vende të botës, Shqipëria ndryshon nga të tjerët duke nisur nga bukuritë që ka nga veriu në jug”, tha një turist.

Gjatë tetorit Gjirokastra u vizitua nga mbi 1300 vizitorë vendas dhe te huaj.

Gazetar: V.Shumeli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›