Turizmi patriotik, gjysmë milioni pushues në një muaj
Muaji korrik ka shënuar një fluks rekord të lëvizjes në doganën e Morinit, por edhe në dogana të tjera më të vogla në verilindje, që lidhin Shqipërinë me Kosovën. Gjatë periudhës nga data 1 deri më 30 korrik 2009, në doganën e Morinit (kryesisht) është shënuar fluksi më i madh i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve që nga viti 2000. Sipas burimeve nga policia e kufirit, e cila bën kontrollin e dokumentacionit të udhëtarëve dhe të mjeteve, gjatë korrikut janë shënuar më shumë 540 mijë persona në hyrje dhe dalje, si dhe rreth 150 mijë automjete. Fluksi më i dendur ka qenë në javën e fundit të korrikut, me rreth 22 mijë persona në ditë, gjithashtu në hyrje dhe në dalje të marrë së bashku.
Turistë, jo vetëm nga Kosova
Në pjesën dërmuese, udhëtarët kanë qenë turistë kosovarë që vijnë me pushime dyjavore, javore dhe ditore në Shqipëri, ndërsa në numrin total janë shënuar edhe rreth 20 mijë shqiptarë të Maqedonisë si dhe 11 mijë udhëtarë të vendeve të BE-së. Për një pjesë të mirë të territoreve shqiptare në Maqedoni, autostrada e Kukësit përbën një korridor tërheqës. Vehbi Remi nga Shkupi tregon se është rasti i parë që e shkel doganën e Morinit. Ai ka hyrë në Shqipëri nga Qafë-Thana, ndërsa ka zgjedhur të kthehet nga Kukësi. "Kam pushuar dhjetë ditë me fëmijët në Vlorë dhe në Durrës dhe vendosa të kthehem nga Kukësi, sepse është më shkurt dhe tani edhe më komode", u shpreh ai. Shqiptarë të tjerë nga Maqedonia zgjedhin autostradën e re edhe në hyrje, edhe në dalje. "Nga Shkupi deri në Prizren ne mbërrijmë brenda një ore, afërsisht, ndërsa për dy orë të tjera mbërrijmë në Tiranë, kjo është një mrekulli". Kështu arsyeton një udhëtar nga Kumanova, këmbëngulës në ngazëllimin e tij. Por në "llogarinë" e shpejtë të udhëtarit nuk janë shënuar vonesat në Morin, në dy anët e kufirit, vonesat në hyrjen e tunelit, sepse duhet pritur dalja e karvanit të gjatë të mjeteve që vijnë nga ana tjetër, si dhe vonesat në superstradën Fushë-Krujë-Lezhë etj. Këto vonesa e zgjasin udhëtimin me të paktën 1 orë e 30 minuta më shumë.
Vetëm në korrik, mbi gjysmë milioni udhëtarë
Deri në javën e dytë të korrikut, kompetentët e doganës dhe të tjerë, bënin njëfarë krahasimi me vitet e shkuara, duke thënë se në tërësi është katërfishuar fluksi i lëvizjes, por java e fundit rrëzon çdo krahasim. "Nuk mund të bëhen krahasime, në ditët e fundjavës kemi aq shumë lëvizje sa kemi pasur gjatë një muaji të verës në vitin e shkuar", u shpreh një efektiv i policisë së kufirit në një nga sportelet e shumta që punojnë intensivisht gjatë 24 orëve. Ai sqaroi se në fundjavë, në dy ditë të marra së bashku, janë shënuar rreth 50 mijë persona në hyrje dhe në dalje të territorit të Shqipërisë. "Kjo është një dukuri shqiptare që i dedikohet autostradës", tha një nëpunës civil i doganës në Morin, duke iu referuar fluksit të lartë të lëvizjes në dy anët e kufirit. Vetëm në hyrje, muaji korrik ka shënuar rreth 400 mijë persona, kryesisht në Morin, por duke marrë së bashku edhe doganat e tjera, si Qafa e Morinës në Tropojë, Qafa e Prushit në Has etj.
Radhët e gjata
Fundjavat shënojnë një ngarkesë stresuese të punës për policinë në doganë, por jo vetëm në doganë. Shtimi i sporteleve të kontrollit ka shmangur radhët në ditët e zakonshme, por fundjava shënon një dyndje të pafundme. Edhe për qarkullimin rrugor përbën një sfidë të lodhshme. Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, thotë se janë përforcuar grupet e patrullimit dhe monitorimit të qarkullimit dhe momentalisht, siç u shpreh ai, "po përballojmë një volum pune të lodhshme, por ja kemi arritur të shmangim incidentet dhe aksidentet, sidomos në segmentet e rrugës së vjetër, e cila është shumë e dëmtuar dhe shpesh vetëm njëkalimshe". Ai shtoi se në ditë të caktuara, radhët e gjata në Morin apo në "hinkat" e përkohshme, siç quhen disa segmente të improvizuara rruge të paasfaltuara, që lidhin pjesë të autostradës, radhë që shkojnë në disa kilometra, janë një element i vështirë për t‘u menaxhuar, sepse drejtuesit e mjeteve shprehin nervozizëm dhe shumë prej tyre synojnë të parakalojnë pa radhë.
Ndikimi
Nëpër tunelin e rrugës së re Durrës-Kukës kanë kaluar deri në 18500 makina në një ditë
Rruga e re, një arsye më shumë
për të zgjedhur bregdetin shqiptar
Ndërsa në doganën e Morinit numërohen jo vetëm njerëzit, dokumentet e të cilëve mundësisht edhe skanohen, në tunel ka një efektiv që kujdeset për lëvizjen vajtje-ardhje, si dhe një personel që edhe numëron mjetet që hyjnë dhe që dalin. Një nëpunës kuksian i "Bechtel-Enkës" tha se brenda një dite, ai kishte numëruar 18 mijë mjete dhe për çudinë tonë, nuk e quajti të lartë. Duke mbështetur idenë se aty kryhet një fluks i paparashikuar, një efektiv i policisë që monitoronte radhën e hyrjes tha se në orë të veçanta të ditës kishte vërtet aq shumë radhë. "Sot e kemi hapur tunelin, (ai foli në numrin shumës, duke nënkuptuar gjithë faktorët menaxhues të tunelit), në orën 06:30, sepse pamë që radhët e makinave po shtoheshin me shpejtësi dhe e di sa kohë kemi pritur që vargu të mbarojë, 50 minuta", tha ai, duke përmendur edhe shifrën prej 1120 automjetesh që kanë kaluar vetëm me rreshtin e parë në mëngjes. "Imagjino tani, deri në orën 23:00 sa lëvizje bëhen këtu", shtoi ai.
Në galerinë jugore të tunelit mësojmë se punimet kanë ecur mjaft mirë dhe se në muajin shtator mund të vihet në funksion, duke çliruar nga stresi i radhëve të pafundme udhëtarët, por edhe të gjithë të tjerët që kanë të bëjnë me tunelin. Në atë kohë nuk do të ketë më ndërprerje të lëvizjes, siç ndodh tani në orët e natës. Tuneli i tanishëm, edhe pse nuk është përfunduar plotësisht, do të mbetet kështu deri në përfundimin e galerisë së jugut. Vetëm atëherë, në këtë tunel, do të kryhen punët e mbetura të papërfunduara. Pushimi orëve të natës nuk bëhet për riparime apo punime të tjera në tunel, por bëhet vetëm për ajrim. "Kurrfarë punimesh nuk kryhen në tunel gjatë natës, por ndalohet lëvizja për t‘u pastruar tuneli nga karboni i mijëra makinave, sepse përndryshe bukoset", u shpreh një teknik. Në tavanin e tunelit janë montuar ventilatorë të fuqishëm, të cilët vihen në punë automatikisht nga disa sensorë që veprojnë mbi bazën e përqindjes së karbonit në ajër. "Në të ardhmen, ndoshta nuk do të lejohen të hyjnë në tunel makinat që ndotin përtej normave të lejuara", u shpreh përsëri tekniku.
Aktiviteti
Agjencia Kombëtare e Turizmit zgjodhi këtë formë për të promovuar vlerat e vendit
Orikum-Karaburun, festë
36-orëshe për pushuesit
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka organizuar në fundjavë një festë që ka zgjatur 36 orë në bregdetin e Orikumit. Qëllimi i këtij organizimi është integrimi i pushuesve në aktivitete argëtuese, por edhe promovimi i turizmit në Shqipëri. Festa u organizua në plazhe, klube në det, arena lojërash në ujë dhe në rërë, shoqëruar nga muzika që ka gjalluar krejt zonën, duke mbledhur aty me qindra pushues nga rrethe të vendit, por edhe të huaj. Sipas drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Nada Kallçiu, "organizimi i këtij evenimenti është dëshmues edhe për ecurinë dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Ajo deklaroi se këtë vit, vendi ynë, ka pritur më shumë pushues se çdo vit tjetër, ndërsa krahasuar me 2005-ën numri i turistëve të ardhur në Shqipëri për të kaluar verën është 2.5 herë më i lartë". Drejtoresha e përgjithshme e AKT-së sqaroi se për këtë aktivitet është zgjedhur Orikumi, me qëllim promovimin e kësaj zone, e cila është bërë tejet atraktive.
Plazhi ka qenë i tejmbushur gjatë gjithë së shtunës dhe së dielës dhe nuk ka munguar argëtimi. Për të pranishmit u promovua edhe kuzhina tradicionale shqiptare, me qëllim që, përpos vlerave natyrore, të promovohen edhe ato gastronomike, kulturore e historike të vendit tonë. Festa 36-orëshe është zhvendosur dje në mbrëmje edhe në Karaburun. Turistët e shumtë vendas e të huaj thanë se ishin mjaft të kënaqur me plazhet shqiptare. Disa pushues të huaj, të ardhur nga Shtetet e Bashkuara apo Britania e Madhe, shprehen mjaft të befasuar dhe të kënaqur me pushimet që tanimë po kalojnë në rivierën shqiptare. Edhe pushuesit vendas e kanë vlerësuar këtë nismë të megafestës së verës së AKT-së, ku gjatë shijimit dhe argëtimit ka pasur dhe promocion të vlerave turistike të vendit.
Sezoni
Fluksi i emigrantëve,
masa speciale në porte
Në ditët e para të gushtit, fluksi i emigrantëve të cilët vijnë nga Italia nëpërmjet Portit Detar të Vlorës është rritur ndjeshëm. Dje, në këtë port, kanë hyrë rreth 3200 pasagjerë, si dhe 600 automjete. Të pyetur në lidhje me trajtimin dhe nivelin e masave të marra në Portin e Vlorës, shumë prej emigrantëve shprehen të kënaqur. Ata pohojnë se janë pyetur nëse kanë pasur temperaturë apo simptoma të tjera që kanë lidhje me gripin e derrit dhe më pas janë përcjellë pa probleme drejt sporteleve ku kontrollohen dokumentet. Në ditët në vazhdim pritet një fluks edhe më i madh udhëtarësh që vijnë nga Italia në Shqipëri. Për këtë, drejtori i policisë së kufirit dhe emigracionit në Vlorë, Myzafer Elezi, tha se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë asnjë vonesë për emigrantët. "Kemi hapur tetë sportele nga katër që ka në ditë të zakonshme, si dhe një sportel për shtetasit e huaj. Po ashtu janë shtuar masat për identifikimin e personave të shpallur në kërkim policor, si dhe janë shtuar forcat e policisë që kontrollojnë pasagjerët. Nga ana tjetër, edhe policia rrugore është vënë në dispozicion për të siguruar rregull në hyrje-daljet e portit detar", u shpreh Elezi. Situata paraqitet njësoj normale dhe në portin më të madh detar të vendit, atë të Durrësit, pavarësisht numrit shumë të madh të njerëzve që vijnë nga Italia.