E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grafite shpallet "Lojtari i Vitit"

Sulmuesi brazilian i Volfsburgut, Grafite, u shpall "Lojtari i Vitit" në Bundesligën gjermane. Me 28 gola, 30-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe një prej pikave të forta të skuadrës që fitoi titullin kampion. Në votimin e revistës së specializuar "Kicker", morën pjesë 1042 gazetarë: 331 prej tyre votuan pikërisht për Grafite. I dyti u pozicionua sulmuesi i Kombëtares gjermane, Mario Gomez (171 vota), ndërsa në vendin e tretë ishte sulmuesi tjetër i Volfsburgut, Edin Xheko (169 vota).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›