Kujdes nga ushqimet, shtohen të helmuarit
Përveç shqetësimit nga përhapja e gripit të derrit në vendin tonë, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për kujdes sidomos nga ushqimet, që në këto temperatura të larta, mund të shndërrohen në një rrezik serioz për shëndetin.
Mjekët infeksionistë pranojnë se në këto ditë të nxehta janë rritur ndjeshëm rastet nga helmimet ushqimore, por edhe nga uji. Simptomat që kanë shfaqur pacientët, kanë qenë të vjella, diarre, si dhe temperaturë e lehtë, thonë mjekët. "Helmimet ushqimore janë goxha shqetësuese për momentin. Për stinën e verës, më të shpeshtat i kemi nga salmonelat. Shikedat janë më të shumtat", thotë Alma Hoxha, mjeke infeksioniste, në poliklinikën qendrore.
Përballë kësaj situate shqetësuese, kur dhe temperaturat kanë arritur pikun e tyre, mjekët infeksionistë japin këshillat e nevojshme, për përdorimin e ushqimeve, ndërkohë që bëjnë apel, për mospërdorimin e ushqimeve të blera në rrugë, te shitësit ambulatorë. Ata sqarojnë se uji që rri mbi një ditë nuk duhet të konsumohet për të pirë. Po kështu, është mirë që ushqimet që gatuajmë t‘i konsumojmë brenda vaktit. Shitësit ambulatorë, konsiderohen prej këtyre mjekëve infeksionistë si "të rrezikshëm", madje edhe për blerjen e ujit dhe jo vetëm të ushqimeve. Kjo për faktin se edhe uji ka kushtet e tij të ruajtjes që duhen respektuar. Duke ndenjur në diell dhe ai bëhet shkak për helmimet ushqimore, sikundër edhe vezët e ziera, salçiçet etj., thotë mjekja Hoxha.
Edhe Drejtoria e Higjienës, në këtë sezon vere ka filluar kontrollet e shpeshta, në subjektet që tregtojnë mallra ushqimore, duke asgjësuar një sasi të konsiderueshme akulloreje, si dhe një sasi ushqimesh, që do të përdoreshin në "fast food".
Nga ana tjetër, parashikuesit e motit shprehen se të mërkurën do të jemi në temperaturat konstante dhe duke filluar nga e enjtja dhe ditët në vazhdim pritet që temperaturat të pësojnë një rritje graduale. Meteorologia Lajla Porja pohon se "kjo rritje do të jetë me një apo dy gradë, por mund të themi që nuk do të shkojnë më shumë se sa 35-36 gradë". Një parashikim i përgjithshëm për gushtin, sipas meteorologëve, tregon se ky muaj do të jetë i thatë, ndërkohë që reshje të pakta do të shënohen në zonat malore. "Pritet që reshje të kemi kryesisht pasdite dhe vetëm në zonat malore. Nuk përjashtohet dhe qendra e vendit. Gushti do të jetë më i thatë sesa një muaj normal", vijon më tej Porja. Era pritet që të fryjë deri në 30 km në orë, duke shkaktuar një dallgëzim të ulët në det. Sipas meteorologëve, temperaturat e larta të korrikut, që shkuan edhe në vlerat mbi 40 gradë Celsius, nuk do të jenë më prezente në territorin e vendit tonë. A.Rr.