E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, rritje prej 7% ne tremujorin e pare te vitit

Tremujori i pare i ketij viti, ka shenuar nje rritje prej 7% te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Sipas ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ardjan Turku, kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik edhe pse bota eshte ne krize ekonomike. "Qeveria shqiptare ne programin e saj, e ka konsideruar zhvillimin e industrise se turizmit si nje nga tre prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit ne nje destinacion te rendesishme mesdhetar, p?r vet? larmin? e madhe t? atraksioneve natyrore, kulturore, kulinare e mikpritjen e vecante", tha ai ne fjalen e tij, ndersa shtoi se dikasteri qe ai vete drejton, eshte qartesisht i angazhuar n? konsolidimin e bashkepunimit dhe dialogut midis partnereve private q? veprojn? n? fush?n e turizmit. Deklarata u be dje, me rastin e zhvillimit te konferences me teme "Bilanci i turizmit n? Shqip?ri dhe sfida p?r vitin 2009, mbeshtetur n? partneritetin pushtet qendror -pushtet vendor - biznes privat".

"Sot, kontributi i turizmit ne ekonomine shqiptare eshte 11% dhe numri i te punesuarve ne kete fushe eshte rreth 138 000", deklaroi Turku. Sipas tij, turizmi, se bashku me tregtine shoqeruese dhe sherbimet plotesuese, eshte planifikuar si sektor udh?heq?s i ekonomise rajonale dhe si katalizator kryesor i rritjes s? ekonomis? n? vend. Si arritje ai permendi tejkalimin e parashikimit te te ardhura, qe ne 9-mujorin e vitit 2008, kapen vleren e 1.4 milione eurove. "Stenda perfaqesuese e Shqiperise, ka qene prezet ne dhjetera panaire nderkombetare. Promovimi i turizmit shqiptar n? rrjetin televiziv nd?rkomb?tar t? "CNN", "Euronews" e ne kanalet rajonale ne Kosov? e Maqedoni, paten efekt t? duksh?m n? numrin e turist?ve q? vizituan vendin ton?", u shpreh Turku. Numri i pergjithshem i vizitoreve ne parqe kombetare dhe muzeume per vitin 2008 arriti ne rreth 160 000 vizitore. Vetem per vitin 2008, me nje vlere 310 milione leke, jane restauruar e rikonstruktuar objekte t? kultit dhe trashegimise kulturore. Kjo i ka sherbyer rritjes se vizitueshmerise se tyre nga turiste e pelegrine. Sfida qe i qendrojne perpara vendit tone, sipas Turkut, jane nxitja dhe shtrirja e sezonit gjate gjithe vitit, duke ofruar turisteve produkte mjaft te kerkuara si ekoturizmi, agroturizmi, turizmi malor, i aktiviteteve ne natyre etj. Po keshtu, krijimi i kushteve per ndertimin e fshatrave turistike, nj?si t? tjera akomoduese si stacione ditore, pista ujore e kampe rulotash etj. Nje tjeter pike e rendesishme mbetet krijimi i nje rrjeti te dhenash, statistikore sipas kerkesave dhe standardeve boterore. MTKRS-ja po bashkepunon me Ministrine e Brendshme per nxjerrjen e te dhenave per grupmoshat, kombesite, rezidencat etj., te turisteve qe kalojne ne pikat kufitare te Shqiperise. "Kerkojme nje bashkepunim me konkret, te cilin shume pak e kemi gjetur, me administratoret dhe pronaret e njesive akomoduese per te pasqyruar nete qendrimet e turisteve cdo muaj", tha ministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›