Arrestohet "kacaku", i droges
Nje parcele me kanabis eshte zbuluar ne Elbasan, nderkohe qe ne Erseke eshte vene ne pranga i cilesuari si "kacaku i droges". Parcela me kanabis eshte zbuluar brenda nje miniere ne Shushice, Elbasan. Antidroga tha se, asgjesoi 332 rrenje fidane te mbjella ne gota plastike. Por nuk eshte bere dot i mundur identifikimi dhe kapja e pronarit te dyshuar. Nderkaq Policia e Korces, ne bashkepunim me ate te Ersekes kane vene ne pranga 46-vjecarin Enver Avdyli, ndaj te cilit prej nje viti ishte dhene masa e sigurise "arrest me burg", per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Nje vit me pare nga ana e policise u sekuestrua ne malin e Gramozit, prane vijes kufitare me Greqine, sasia prej 50 kg hashash. Tre persona rane ne prangat e policise, ndersa Avdyli mundi te shpetonte. Policia kishte rrethuar banesen ku ishte ai, dhe i beri thirrje te dorezohej. Ndryshe nga dy heret e tjera, Avdyli ka pranuar te bjere ne duart e policeve. F. S/ D.Z