E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohen shqiptaret e akuzuar per terrorizem

NJU XHERSI - Gjykata e Kamdenit ne Nju Xhersi ka denuar me burgim te perjetshem dy vellezerit Duka, per komplot ndaj bazes ushtarake Fort Dix ne afersi te Nju Xhersit. Gjykata vendosi burgim te perjetshem per Dritan Duken 28 vjec, Elvir Duken 23 vjec, ndersa per vellane e trete te tyre Shain Duka 26 vjec, vendimi u dha me vone. Te tre emigrantet jane me origjine nga Dibra e Madhe dhe prej nje kohe te gjate jetonin dhe punonin ne SHBA. Pervec tyre jane edhe dy te akuzuarit e tjere, turku Serdar Tartar 23 vjec dhe Mohamad Ibrahim Shneuer 22 vjec nga Jordania, ndaj te cileve po ashtu sot pritet shpallja e vendimit nga paneli i gjykatesve. Akuza i ngarkon ata per komplot ndaj nje baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me pergatitjen e rekruteve.

Gjate procesit te hetimeve jane marre ne pyetje 50 deshmitare, nder te cilet me vendimtare ishin deshmite e dy emigranteve shqiptare, Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli. Akuza me 26 faqe eshte e mbeshtetur nga nje aktakuze, e lexuar qe ne diten e pare te arrestimit te tyre nje vit me pare. Ne rastin e te pandehurve per sulmin kunder Fort Dix, shpallja e tyre fajtore i coje te akuzuarit deri ne burgim te perjetshem. Avokati i kesaj ceshtjeje e hodhi perseri poshte akuzen, duke thene se klientet e tij nuk kane pasur ne asnje menyre si "qellim ndonje komplot kundra bazes ushtarake ne Fort Dix, per te cilen akuzohen, po t'u referohemi provave. I perfshire ne kete ceshtje eshte edhe nje informator i FBI-se, me origjine shqiptare. Emigrantet u arrestuan ne vitin 2007 pas nje survejimi te FBI dhe CIA. Gjate procesit gjyqesor qe ka zgjatur tete jave, prokuroret kane percaktuar, se behet fjale per radikale islamik dhe se ata kishin planifikuar sulm te organizuar per te vrare ushtare amerikane, ne bazen amerikane ushtarake Fort Dix qe gjendet 60 kilometra ne largesi te Nju Xhersit.

Tre nga te dyshuarit, vellezerit Shain, Dritan dhe Elvir Duka, jane emigrante nga Maqedonia, ndersa Muhamar Shnefer eshte gjeorgjian dhe Serdar Tartar me origjine nga Turqia. Ata jane vene nen akuze nga FBI-ja per komplot ndaj bazes amerikane, per pergatitje te veprimeve te armatosura per te vrare ushtaret amerikane. Te peste te akuzuarit, perfshire tre shqiptaret, e kane shpallur veten te pafajshem. Nje pjese e shtypit amerikan, e ka cilesuar si procesin me te madh gjyqesor per terrorizmin, pas sulmit te kullave me 11 shtator te vitit 2001. Ata u arrestuan ne muajin maj te vitit 2007, pas nje operacioni 15-mujoresh investigimi nga ana e FBI-se, qe sekuestroi edhe nje sere armesh e materialesh te dyshimta.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›