"Durres-Kukes", kerkohet rrezimi i vendimit
TIRANE - Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar dje, prishjen e dy vendimeve te dhena nga Gjykata e Tiranes dhe e Apelit, per ministrin Lulzim Basha. Akuza i ka shpjeguar Gjykates se Larte, se dy gjykatat nuk kane qene kompetente ne lidhje me gjykimin e kesaj kerkese. Kete argument prokurori e ka shpjeguar me nje ceshtje te ngjashme me dosjen "Gerdeci".Ne fund prokurori theksoi se edhe vendimi i marre nga Gjykata e Larte per ceshtjen e themelit, duhet te ishte dhene pas gjykimit te rekursit te prokurorise. Nga ana e tij, avokati mbrojtes i ministrit Lulzim Basha, Zef Nikaj shpjegoi se procesi nuk do te zhvillohej fare pasi gjykata e ka pushuar kete ceshtje dhe nuk ka me asnje vlere gjykimi i saj. Sipas mbrojtesit, seanca e djeshme gjyqesore ishte e pakuptimte. Ne fund ai kerkoi rrezimin e kerkeses. Gjykata e Larte do te shprehet sot per kerkesen e prokurorise, mbi rekursin per veprimet e kryera ndaj ministrit Basha. R. C