Mes turizmit dhe braktisjes, qyteza e Ulzës, eko-parku unik në Shqipëri

Kjo është qyteza e Ulzës e ndodhur në perëndim të Matit. Mund të quhet mrekulli e natyrës ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg kryeqytetit.
E pasur në bukuri natyrore, pyjet me shtigje për ecje, liqenin për lundrim, kullat e vjetra plot histori nga e kaluara dhe kishat, si dhe ushqimi tradicional me bazë peshku dhe prodhime bujqësore të zonës.
Ulëza ka shumë për t’i ofruar turistëve përgjatë gjithë vitit. Por së fundmi, në qytet, të shumtë janë ata që janë larguar ndërsa banorët që jetojnë këtu thonë se për ta kjo situatë e largimit është keqardhje, në një qytezë ku turizmi mund të sillte shumë të ardhura nëse do të punohej këtu.
I gjendur mes Bashkive Mat dhe Mirditë, parku Rajonal i Ulzës ka shumë për t’i ofruar turistëve përgjatë gjithë vitit.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/