E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pastrimi i varrezave të Vlorës, Kryebashkiaku: Ju përgjigjëm shqetësimit të qytetarëve

Në Vlorë ka nisur aksioni për pastrimin e hapësirës përreth varrezave të qytetit.

Nisma ka ardhur pas shqetësimit të shprehur nga qytetarët për gjendjen në të cilën ishin lënë ato.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha premtoi se jo vetëm në këtë zonë, por edhe në hapësira të tjera të qytetit, pastrimi do të ketë vëmendje të veçantë.

Varrezat e qytetit të Vlorës nuk pastroheshin prej rreth 2 dekadash.

Gazetare: Albana Agolli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›