Celulari i 4-ët, probleme me interkoneksionin
05/07/2010 Mobile 4 AL dështon në nënshkrimin e marrëveshjes me operatorët e tjerë
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike fillon procedurat për zgjidhje
Duket se operatori i katërt celular që pritet të hyjë së shpejti në tregun shqiptar, po has probleme të shumta. Ndërkohë që po skadon afati ligjor për nisjen e ofrimit të shërbimit, që është data 8 korrik, bëhet e ditur se në rrugë ka dalë një tjetër pengesë: Mobile 4 AL, ose Plus siç do të njihet për publikun, ka dështuar të arrijë një marrëveshje interkoneksioni me operatorët e tjerë celularë dhe me Albtelecom. Në këto kushte, çështja ka shkuar për zgjidhje në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që do të fillojë procedimin administrativ për të zhbllokuar situatën. Mobile 4 AL më datë 14 qershor i është drejtuar AKEP me kërkesën për zgjidhje mosmarrëveshje interkoneksioni me operatoret Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania. Mobile 4 AL në kërkesën e vet thekson se, pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe negociatave me Operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg, nuk ka arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre në lidhje me tarifën e interkoneksionit për terminimin e thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet e këtyre operatorëve në rrjetin e Mobile 4 AL. Operatori Mobile 4 AL kërkon nivel asimetrie të tarifave me operatorët aktualë më të lartë se ajo që këta të fundit janë të gatshëm të pranojnë. Praktikat ndërkombëtare të këtij sektori ju lejojnë operatorëve që hyjnë me vonesë në treg të mbajnë tarifa interekoneksioni që janë më të larta se ato të operatorëve ekzistues. Mirëpo në këtë rast operatorët ekzistues nuk bien dakord me çmimin që kërkon kompania e katërt dhe është AKEP që duhet të vendosë një tarifë të arsyeshme. Zgjidhje e problemit pritet të kërkojë disa javë, ndaj duket e pamundur që Plus të ofrojë shërbim brenda afatit të fundit ligjor që i është lënë, data 8 korrik.
Tregu
Pas futjes në treg të operatorit të tretë, në raportin e AKEP, janë dyfishuar përdoruesit e telefonisë së lëvizshme, krahasuar me një vit më parë dhe po ashtu është dyfishuar koha e bisedës. Ndërkohë me hyrjen e operatorit të katërt shpresohet se do të ketë një element plus në rritjen e konkurrencës. Kompania e katërt telefoni celular është një konsorcium në të cilën Postë Telekomi i Kosovës dhe pjesa tjetër përbëhet nga kompani shqiptare. Licenca për këtë kompani u dha në muajin prill të vitit të kaluar për 7.2 milionë euro.