“Trashegimia e rrezikuar”, mblidhet tryeza
Te mbledhur se bashku per ndergjegjesimin e opinionit publik dhe institucioneve perkatese per ceshtje qe lidhen me trashegimine kulturore, perfaqesues te shoqatave jo-qeveritare, njohes te fushes dhe perfaqesues te mediave jane mbledhur ne nje tryeze diskutimesh, nen emrin “Trashegimia e rrezikuar”. Ne kete takim eshte vendosur theksi ne problemet kryesore qe has sot fusha e trashegimise kulturore dhe vecanerisht monumentet. “Se pari duhet bere nje analize se cfare ka ndodhur ne keto 20 vjet, pasi kemi te bejme me nje katastrofe. Te gjithe kemi pergjegjesi dhe duhet te kemi ndjeshmeri per keto gjera. Nuk eshte vetem kultura e paket problemi, por edhe ndihma e institucioneve ne zhvillimin e kesaj kulture”, tha ne fjalen e tij analisti Fatos Lubonja. Iniciatori i kesaj tryeze, Artan Lame, nga Qendra Shqiptare e Trashegimise, tha se synon te konkretizoje veprimet e tij permes nje promemorie drejtuar institucioneve, por edhe me padi gjyqesore te ngritura ndaj te gjithe atyre qe demtojne trashegimine kulturore. "Situata e trashegimise kulturore shqiptare ne kete fillim shekulli te ri, eshte fakti qe gjendja e trashegimise tone kulturore eshte nje gjendje vertet dramatike", tha Lame. Sipas drejtorit te Inspektoratit te Ndertimit, Gjergj Bojaxhiu, “nje tjeter fenomen qe ndikon ne gjendjen e monumenteve eshte edhe ai i ndertimeve pa leje, qe synohet te vihet nen fre. "Vazhdon ne disa zona me rendesi shume te larte arkeologjike, si zona e kalase se Lezhes, ku ndodhet varri i heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut, kalaja e Krujes etj", tha Gjergj Bojaxhiu, drejtor i Inspektoratit te Ndertimit. Pas ngritjes se problemeve kryesore, te pranishmit ne kete tryeze, firmosen nje promemorie drejtuar te gjitha institucioneve, duke u nisur nga Presidenti i Republikes e deri tek Shoqata e Bashkive e Komunave. Ne kete promemorje kerkohet mes te tjerash rritja e vemendjes, clirimin nga bumi i ndertimeve pa leje, perfshirjen e shoqerise civile, apo marrjen parasysh te pasurive monumentale ne planifikimet urbane.