Shkodër, 5350 ha tokë dhe 108 shtëpi në ujë
Gjithashtu, shirat e rënë gjatë ditëve të fundit kanë përmbysur 108 shtëpi, ndërkohë që 723 shtëpi të tjera janë të rrethuara nga uji.
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur edhe masat e ndërmarra për përballimin e situatës. Konkretisht në fshatin Daragjat të Komunës Dajç po punohet për përforcimin e argjinaturës. Në Bërdicë po ngrihet kampingu me 20 çadra në funksion të Komunës Dajç. Vazhdojnë punimet në fshatin Ashtë të Komunës Bushat për përforcimin me mjete inerte me qëllim ruajtjen nga dëmtimi të 10 shtëpive që mund të rrezikohen nga shembjet për shkak të gërryerjeve nga Lumi Drin.
“Në fshatrat Shirq, Daragjat e Dajç jnë dërguar forca dhe mjete për evakuimin e komunitetit. Edhe në Komunën Ana e Malit janë vënë forca dhe mjete në dispozicion për evakuimin e komunitetit si dhe janë dërguar thasë me rërë për përforcimin e pritave në fshatin Gorricë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Shkodër janë mbyllur shkollat në Komunat Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi(fshatrat Vukatanë, Kuç, lagjen Ajasëm(Bashkia Shkodër) deri në një urdhër të dytë.