Turne ne Afrike dhe Azi per njohjen
Ministri i Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves, Skender Hyseni, kerkon nga nje varg vendesh te Afrikes dhe Azise njohjen e shtetit te ri. Hyseni ka takuar ambasadoret e Malajzise, Nigerise, Arabise Saudite, Gjeorgjise, Zelandes se Re, Panamase, Jordanise, Pakistanit, dhe Zambies, te cileve iu ka kerkuar qe vendet e tyre ta njohin shtetin e Kosoves. Gjate qendrimit ne Nju-Jork, ministri Hyseni i njohu bashkebiseduesit me zhvillimet e fundit ne Kosoven e pas 17 shkurtit, me theks te vecante te hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves dhe te ligjeve qe rrjedhin nga pakoja e Ahtisarit. Po ashtu, te gjitha takimet u fokusuan vecmas te procesi i njohjes se Kosoves shtet i pavarur dhe sovran. Hyseni vleresoi se njohja e shtetit te Kosoves do te ndihmonte ne zhvillimin ekonomik te vendit, si dhe do t'i kontribuonte stabilitetit politik, jo vetem ne Kosove, por edhe rajon e me gjere. Diplomatet e vendeve respektive, shprehen nje shkalle te larte mirekuptimi ndaj kerkeses se pales kosovare, te evidentuar nga ministri Hyseni.