Jeta mes shtizave Hajrie Maci ekspozon punimet e saj

Arti i punimit të tekstilit me dorë kultivohet shumë rrallë në vitet e fundit. Por ka ende gra të cilat jo vetëm krijojnë, por kanë lidhur jetën me ketë punë. Këto veshje të punuara të gjitha me dorë në ekspozitën e çelur në hollin e Muzeut Kombëtar janë arti i një gruaje pensioniste. Hajrie Maçi tregon se nuk është ndarë kurrë nga shtizat e saj.
“Kam kaluar vështirësi në jetën time dhe dy shtizat kanë qenë shoqe të pandara për mua. Nëna na ka mësuar kur ishim të vogla dhe për mua kjo u bë pasion. U dashurova marrëzisht me to. Punoj moderne me motive të traditës. Janë të ndërthurura me njëra-tjetrën”-thotë Maçi.
Hajria thotë se ka punuar aq shumë sa do të duheshin dy kate të muezut, edhe pse kjo punë ka një kosto të lartë për një pensioniste.
“Unë kam vetëm një pension minimal, por jam kaq e apasionuar sa jam gati që për një muaj të mos ha mish dhe të shkoj të blej një kilogram lesh që të punoj”-shprehet ajo.
Krahas punëve të krijijuara me shtiza ekspozita shoqërohet edhe me një grup tablosh të cilat i takojnë po ashtu kësaj familje të krijuara nga piktorja
Flutura Maçi