Njeri dhe Supernjeri

Lajmi i mirë për tifozët e Arsenalit, ekipi i të cilëve javën që po vjen e pret Barcelonën për Kupën e Kampionëve, është se Lionel Messi është njeri. Lajmi i keq është se ai nuk është gjithmonë i tillë.
Ne e pamë edhe Njeriun edhe Supernjeriun, javën që e kemi lënë prapa. Kundër Zaragozas të dielën e kaluar, sikundër edhe kundër Stutgarttit, pesë ditë më herët dhe kundër Valencias tri ditë para kësaj, dukej që nuk ka forcë mbi këtë tokë të aftë për të ndalur atë. Ishte jo korrekte: e kisha ndjenjën që do të ishte më mirë, së paku për hir të nivelizimit të ndeshjes, ai të ishte i hendikpuar: të obligohej që në veshjet e tij të brendshme të bartte ndonjë peshë, apo diçka të ngjashme.
Tetë gola i dha argjentinasi në këto tri ndeshje, gjysma e të cilave ishin vepra arti, që mund të qëndronin të varura në ndonjë muze tash e qindra vjet.
Këto momente u dhanë flakën debateve të fundit nëse Messi mund të konsiderohet lojtari më i mirë në histori: para apo prapa bashkëpatriotit të tij Diego Maradona. Gjëja më e mirë e këtij debati është se, si duket, e futi në shtrat dhe e mbuloi me jorgan pyetjen nëse ishte apo jo Messi lojtari më i mirë në botë tash për tash.
Kushdo që mendon se Cristiano Ronaldo është më i mirë, ose është i painformuar me zhvillimet aktuale në futboll, ose ka paragjykime tribale. Fuqia e Ronaldos është se ai mund të bëjë diçka prej diçkaje - gol prej gjuajtjes së lirë, shut nga largësia kur hapet ndonjë vrimë, apo edhe shënim fantastik me kokë kur gjendet brenda zonës së rreptësisë.
Mirëpo, Messi, për dallim prej tij, është në gjendje që gjatë gjithë kohës të bëjë diçka prej asgjëje. Mirë, jo bash gjithë. Kundër Osasunës, ndeshje që u luajt të mërkurën, ai, sipas standardeve të tij, mund të konsiderohej kalimtar. Barcelona fitoi, por titujt e gazetave në mediat spanjolle ishin: "Nuk ka shënuar Messi". Pra, vetëm fakti që ky ka qenë lajmi i ditës sportive e betonon edhe më shumë gjenialitetin e tij. Shi për ketë, Fabi Capello, menaxheri i Anglisë, e ka quajtur Messin, duke e krahasuar me Ronaldon, si një lojtar "të niveleve ekstremisht të larta".
Messi është një kreator biologjikisht i adaptuar për të luajtur futboll, sikurse që është peshkaqeni për ta nuhatur gjakun, salmoni për të notuar drejt rrjedhës së burimit, apo ketri për të mbledhur lajthitë. Mirëpo, edhe peshkaqeni, salmoni dhe ketri mund t'i kenë ditët e tyre të këqija. Ajnshtajni ka pasur ditë kur llogaritë nuk i kanë dalë të sakta, Moxarti kur notat muzikore nuk kanë mundur t'i depërtojnë në kokën e tij.
Arsenali mund të jetë më fat në njërën prej dy ndeshjeve që do t'i zhvillojë me Barcelonën në çerekfinalen e Kupës së Kampionëve, por në të dyja - pak si vështirë. Shikoni statistikat: Messi është golashënuesi më i mirë në Spanjë, me 34 gola në të gjitha garat; ai ka asistuar në golat e dhëna më së shumti (shumë më shumë sesa Ronaldo); dhe ai i ka shënimet më të pastërtat për pasimet e kompletuara.
Kur po flisnim për ketrat, ashtu ai luan me topin në këmbët e tij. Bën lëvizje befasuese në momentin e parë që e pranon topin, por gjithashtu është i gatshëm për shpërthim të jashtëzakonshëm. Sekreti i turpërimit që ai u shkakton mbrojtësve, kur është në potez - duke shfaqur futboll klasik me driblime artistike sikur askush ndonjëherë përpara tij - vjen me kombinimin e shpejtësisë verbuese që e posedon dhe shkathtësisë për t'u ndalur si i vdekur në një moment të caktuar, dhe për t'u nisur prapë me të njëjtën shpejtësi.
Ai gjithashtu i ka këmbët më të shpejtat gjatë ndeshjes, e sipas të gjitha gjasave edhe trurin. Për ketë arsye, Barcelona vitin e kaluar i ka fituar të gjithë titujt që ua ka mësyrë. Messi mund ta mbajë topin edhe kur e rrethojnë tre mbrojtës (është i rrënuar ai trajner që i angazhon më pak se tre mbrojtës për ta ruajtur) dhe në të njëjtën kohë i funksion shpejtësia intuitive për ta parë bashkëlojtarin e tij të lirë, dhe mandej me një saktësi perfekte e ka talentin që ta dërgojë topin e tij si më dorën e Zotit te vendi i duhur.
Ai tash është i njohur si golashënues, por kur kishte filluar të luante në ekipin e parë të Barcelonës si 16 vjeçar, ishte angazhuar si lojtar i krahut. Kur eventualisht fillon ta humb shpejtësinë ndonjëherë gjatë moshës së tij (trajneri i Zaragozas tha një ditë se Messi është sikur Maradona, "por shumë më i shpejtë"), ai fare lehtë do të jetë orkestruesi më i mirë i mesfushës në ketë biznes. Sikur gjitha këto nuk mjaftonin, ai është, siç edhe nuk heziton ta thotë kurrë trajneri i tij Pep Guardiola, lojtar ekipor.
Nuk është Prima Donna, kur e humbet topin, ai nuk sillet në fushë sikur Ronaldo apo bashkëlojtari i tij nga Barcelona Thierry Henry: ai as nuk i fryn turinjtë e as nuk i hakërrehet gjyqtarit se gjoja e vetmja mënyrë për ta humbur unë topin është nëse ndaj meje shkaktohet ndërhyrje e palejueshme, e as nuk e shikon qiellin sikur Henry dhe Ronaldo, duke dashur të thonë se si Zoti mund t'ia bëjë një padrejtësi hyjnore duke e lejuar një futbollist të përmasave të mia t'i merret topi prej posedimit.
Messi pajtohet me humbjen e topit, kthehet prapa dhe e vazhdon betejën me fuqinë e një mesfushori për ta marrë posedimin prapë. Këtë gjë e bën secilën herë. Të rrallë janë ata sulmues, nëse është ndonjë, që fiton aq shumë dyluftime sa Messi. Dhe ai është i guximshëm në dëshirën e tij për ta kthyer topin në posedim dhe për t'u ndihmuar shokëve në beteja të rënda. Pra, Messi nuk fshihet në lojë.
Befasia është se Messi është aq i imtë. Ronaldo është një atlet i lindur. Një perëndi greke me pamje të bukur prej këmbëve deri të koka, i cili nëse do të kishte lindur në Zelandën e Re sot do të ishte duke luajtur në pozitën qendrore të ndonjë ekipit të Rugby. Messi mund të funksionojë vetëm në futboll, lojën më demokratike prej të gjitha lojërave. Me të "diçka prej asgjësë" është çelësi i suksesit. Çfarë ai bën në fushë dhe si ai i shënon golat, për lojtarët tjerë është një mision i pamundshëm. As nuk guxojnë të mendojnë në atë drejtim.
Njëra prej arsyeve pse Messi ka përfunduar në Barcelonë në moshën 13 vjeçare është se për dallim prej Argjentinës, katalanët ishin në gjendje të investojnë disa vjet në të për t'i paguar trajtimin e hormoneve të rritjes. Ai tash është i gjatë 1 metër e 67 centimetra - një Zot e di sa i vogël do të ishte sikur të mos i kishte marrë injeksionet ditore të hormoneve për rritje. Ka qenë një moment i vështirë për Messin për të vendosur për të ardhur në Barcelonë, për ta lënë prapa një familje shumë të ngrohtë. por ai i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së katalanëve. "O Krisht, kush është ky?", kështu thuhet se ka bërtitur Charlie Rexach, trajner i fëmijëve në Barcelonë, kur për herë të parë po e shihte në ushtrime Messin.
Pra, Messi ishte pajtuar që të shkonte drejt Spanjës, edhe pse në mes tjerash i duhej të luftonte me sëmundjen e tij dhe ta sfidojë vetën si një i huaj i vogël në një tokë të huaj dhe të madhe. Por, aty ky e zbuloi forcën dhe dëshirën e cila kurrë nuk e la mbrëma. Secili sezon për të ishte më i mirë sesa parapraku. Në botë mund të ketë mijëra aspirantë për t'u bërë këngëtarë të mëdhenj operash dhe mijëra balerina që e synojnë të njëjtën gjë; qindra mijëra veta aspirojnë të bëhen lojtarë të mirë të tenisit, ashtu siç është Roger Federer apo notarë të suksesshëm siç është Michael Phelps apo shkrimtarë të zot siç është V S Naipul.
Por, në këtë planetin tonë janë miliona e miliona fëmijë dhe të rritur që punojnë dhe synojnë të bëhen futbollistë profesionistë të suksesshëm. Dhe Messi me syrin e një shkencëtari që e përcjell kujdesshëm insektin e tij të studimit, çdo javë u ballafaqua me ata miliona moshatarë të tij dhe tash është në majën e majave të futbollit. Më i miri prej tyre. Dhe kur presioni rritet, sikur vjet në Kupën e Kampionëve kur Barcelona e trullosi Manchester Unitedin sikur matadori demin, ai ngrihet në këmbë me tërë fuqinë e tij për t'u vërejtur prej të gjithëve. Madje edhe Real Madrid ia di vlerën e tij.
Sikur Messi të ishte i gatshëm, ata do të harxhonin në të shumë më shumë para sesa harxhuan në Ronaldon, kur me blerjen e tij e thyen rekordin botëror. A do të përfundojë ai duke u gjykuar krah përkrah me Maradonën dhe me perëndinë tjetër të futbollit, Pelen? Apo ndoshta do t’i tejkalojë të dytë? Ai e ka një rrugë përpara vetës. Por, tashmë ai e ka njërën këmbë në Panteon. Një gjë kjo e jashtëzakonshme, kur dihet se ai i ka vetëm 22 vjet.
(The Independent)